Marrëdhëniet me Jashtë

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 17 Mars 2014 Vizita: 5373

DEGA E MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Drejtori: Prof.Frederik Premti Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialiste: _________________ Email: _________________

Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, mbulon gjithë marrëdhëniet me Universitetet e huaja, zbatimin e marrëveshjeve të lidhura me to, aktivitetet në kuadrin e Rrjeteve Universitare Evropiane, Ballkanike dhe më gjerë, zbatimin e projekteve ndërkombëtare, në të cilat merr pjesë institucioni, në përputhje me ligjet e Shtetit Shqiptar. Ajo, në lidhje të ngushtë me fakultetet, kryen detyrat si më poshtë:

- Bën përpjekje për lidhje ndëruniversitare, për nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe; harton projektet e marrëveshjeve dhe ia paraqet Rektorit për miratim;
- Ndjek zbatimin e marrëveshjeve ndëruniversitare, sipas mundësive financiare të institucionit; kujdeset që, për zbatimin e tyre, të hartohen programe zbatimi me secilin universitet;
- Kujdeset për plotësimin e kërkesave të fakulteteve për organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare, të miratuara nga Rektori, brenda e jashtë vendit duke hartuar, së bashku me ta programet përkatëse;

- Ndjek me fakultetet realizimin e bursave jashtë shtetit për pedagogë e studentë, në kuadrin e marrëveshjeve ndërshtetërore, ndëruniversitare, programe ndërkombëtare në të cilat Universiteti Politeknik i Tiranës merr pjesë ose në kuadrin e projekteve të Qeverisë Shqiptare;

- Ndjek lidhjet në kuadrin e Rrjeteve Universitare Evropiane, Ballkanike, etj;

- Kujdeset për njohjen e Universitetit Politeknik të Tiranës jashtë shtetit;

- Kujdeset për nxjerrjen e broshurave e fletëpalosjeve informative të institucionit në gjuhë të huaj;

- Mbledh informacion nga organizmat ndëruniversitare dhe qeveritare, që paraqesin interes për UPT (TEMPUS, AUF, CUM, UNICA, SEFI, BSUN, etj.);

- etj.