Njoftim - Seminar:Forumi për forcimin e aftësive të profesionistëve shqiptarë - 12.05.2016 - Ora: 12:30-13:30

Shtyp
Krijuar: 09 Maj 2016 Ndryshimi i fundit: 26 Korrik 2016 Vizita: 3787

UNIVERSITETI POLITEKNIK i TIRANËS  dhe ZYRA  ERASMUS PLUS + ORGANIZOJNË  SEMINARIN:

“Forumi për forcimin e aftësive të profesionistëve shqiptarë”

Të nderuar pjesmarrës,

 "Në kuadër të “Javës së Evropës”, që do të mbahet në datat 9-13 Maj 2016, Rrjeti i informimit të Bashkimit Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

 Pjesë e këtyre aktiviteteve është dhe mbajtja e “Forumit për forcimin e aftësive të profesionistëve shqiptarë” falë mbështetjes së programit Erasmus+ me pjesëmarrjen e Znj. Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit dhe Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE-së në Tiranë.  

 Me anë të kësaj ftese, kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë Forum, i cili zhvillohet në sallën “Silvano Pedrollo” të Universitetit Politeknik të Tiranës, në datë 12 Maj 2016, në orën 12.30 sipas programit këtu bashkëlidhur.

Seminari UPT- Erasmus - Forumi për forcimin e aftësive të profesionistëve shqiptarë 12.05.2016