“Të studiosh në Çeki” - Takim informues mbi sistemin arsimor në Çeki

Shtyp
Krijuar: 14 Nentor 2016 Ndryshimi i fundit: 24 Nentor 2016 Vizita: 12666

Me inisiativën e Ambasadës Çeke dhe me mbështetjen e Rektorarit të Universitetit Politeknik të Tiranës në datë 22 Nëntor 2016 , ditën e Martë, u zhvillua një takim informues në sallën Silvano Pedrolo.
Ky takim ju dedikua studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Politeknik  të Tiranës  ku një ekspert i Ministrisë së Arsimit Çeke prezantoi  sistemin arsimor në Çeki, Universitetet  Çeke  dhe mundësitë për studentët shqiptar për të studiuar pranë këtyre universiteteve.  Gjithashtu edhe konsulli I Ambasadës Çeke në Tiranë ftoi studentët të vizitojnë faqen e ambasadës për më shumë informacione.
Faqa zyrtare e Ministrisë së Arsimit Çeke për të marrë informacione të detajuara për secilin universitet dhe program është: www.studyin.cz