"Japanese Mini-Lesson" - UPT 16, 17 dhe 18 Qershor 2017. Gjuha Japoneze - gjuhë e huaj me përzgjedhje për vitet e para

Shtyp
Krijuar: 20 Qershor 2017 Ndryshimi i fundit: 20 Qershor 2017 Vizita: 1594

"Japanese Mini-Lesson"
Universiteti Politeknik i Tiranës, Qendra e Gjuhëve të Huaja të UPT, në bashkëpunim me Fondacionin Kulturor Japonez (Japan Foundation) në Romë, mbështetur nga Ambasada Japoneze në Shqipëri, organizuan në datat 16, 17 dhe 18 Qershor 2017, në Bibliotekën e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike mësimin e dytë të hapur të gjuhës Japoneze “Japanese Mini-Lesson”, për nivelet A1 dhe A2.

Që nga viti akademik 2016 – 2017, në të gjitha fakultetet e UPT, gjuha Japoneze është futur si gjuhë e huaj me përzgjedhje për vitet e para. Ndaj pjesëmarrësit ishin kryesisht studentë të UPT që e kanë zgjedhur japonishten si gjuhë të huaj, stafi akademik i UPT që kanë treguar interes të hershëm për këtë gjuhë si dhe të interesuar të fushave dhe moshave të ndryshme të ftuar në këtë aktivitet. Lektor ishte specialisti i gjuhës japoneze, z. Hideki Otani, i cili vjen nga Instituti i Kulturës Japoneze në Romë. Në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave morën pjesë Ambasadori i parë i Japonisë në Shqipëri, Sh.T. z. Makoto Ito, i cili përshëndeti dhe inkurajoi pjesëmarrësit për zgjedhjen e gjuhës japoneze, Drejtori për marrëdhëniet dypalëshe në Ministrinë e Jashtme z. Kujtim Xhani, Zv/Rektorja e UPT, Prof. Elfrida Shehu dhe Dekani i FIMIF Prof. Ligor Nikolla.