Njoftim: Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Hapësira Campus France organizojnë ditën e premte, datë 27.10.2017 në mjediset e Fakultetit të Eknomisë të Universitetit të Tiranës sallonin “Studime në Francë”.

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2017 Ndryshimi i fundit: 30 Tetor 2017 Vizita: 377
Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Hapësira Campus France organizojnë ditën e premte, datë 27.10.2017 në mjediset e Fakultetit të Eknomisë të Universitetit të Tiranës sallonin “Studime në Francë”. Shumë Universitete dhe Shkolla të mëdha franceze do të jenë të përfaqësuara.
Paraditja do t`u kushtohet takimeve profesionale për t`ju lejuar universitarëve shqiptarë që të studiojnë me homlogët e tyre francezë perspektiva të reja bashkëpunimi. Pasditja do t`i kushtohet pritjes së publikut, dhe veçanërisht gjimnazistëve e familjarëve të tyre dhe studentëve, në mënyrë që ata të marrin informacione mbi mundësitë e modalitetet për të studiuar në Francë. Franca kultivon një traditë për pritjen e studentëve të huaj; aktualisht 717 studentë shqiptarë janë të regjistruar në Instucionet Franceze të arsimit të lartë.
Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni linkun: Studime në Francë