Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 07 Nentor 2016 Vizita: 49858

 

FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT (FIN)

http://www.fin.edu.al

Dean: Prof.Asc. Gëzim Hasko

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 Historik i shkurtër i FIN

FIN është një nga fakultetet më të vjetra dhe më me eksperience në arsimin e lartë shqiptar. Ai është themeluar më 1951 si Degë Ndertim në kuadër të Institutit te Lartë Politeknik të Tiranës dhe më vonë pjesë e Universitetit të Tiranës. Në vitin 1983 Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit u krijua si njësi më vete në përbërje te UT. Që prej krijimit të Institutit Politeknik e deri më sot, FIN si njësi kryesore e UPT-së, i ka dhënë vendit një histori suksesi. Veprat më të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës mbajnë vulën e mendimit të përparuar dhe shkencor te inxhinierëve dhe arkitektëve të formuar në auditorët e FIN. Aktualisht janë diplomuar mbi 6200 studentë të profileve të ndryshme, midis të cilëve mbi 3500 inxhinierë ndërtimi, mbi 1000 inxhinierë hidroteknikë, mbi 900 arkitektë dhe urbanistë, mbi 300 inxhinierë mjedisi, mbi 500 inxhinierë gjeodetë. Aktualisht në FIN studiojnë rreth 4123 studentë të të gjitha profileve.

Departamentet

  1. Departamenti i Konstruksioneve të Ndërtimit dhe Infrastrukturës së Transportit
  2. Departamenti i Mekanikës së Strukturave
  3. Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit
  4. Departamenti i Hidroteknikës dhe Hidraulikës
  5. Departamenti i Gjeodezisë

Diplomat:

BACHELOR në:

  1. BACHELOR në Inxhinieri Ndërtimi
  2. BACHELOR në Inxhinieri Hidroteknike
  3. BACHELOR në Inxhinieri Mjedisi
  4. BACHELOR në Inxhinieri Gjeodezi

MASTER SHKENCOR në:

1. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Ndërtimi

2. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Hidroteknike

3. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Mjedisi

4. MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeodezi

5. MASTER SHKENCOR

Diplomë e Dyfishtë në Inxhinieri Ndërtimi në partneritet me Ecole Speciale des Travaux Publics, Paris, FRANCE

PhD në: