Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 16 Qershor 2016 Vizita: 31996

FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE

http://dibmin-fgjm.org/

Dekani: Prof. Dr. Vasil Jorgji

 Email: 

 

Historik i shkurtër i FGJM

Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, është shkolla e parë e larte në Shqipëri për përgatitjen e specialisteve për të gjitha degët e shkencave të industrisë minerare. Drejtimet e përgatitjeve të specialisteve në këto shkenca kanë pasur si qëllim zhvillimin e gjeologjisë në të gjithë drejtimet e saj; specialisteve të minierave për hapjen, përgatitjen dhe shfrytëzimin e vendburimeve të mineraleve të dobishëm dhe drejtimin e shpimit dhe prodhimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit.

Përgatitja për herë të parë e këtyre drejtimeve të reja shkencore në vendin tonë, kërkonte edhe zhvillimin brenda shkollës të disa specialiteteve të ngushta e të veçanta, të cilat u rritën dhe u zhvilluan me shpejtësi krahas zhvillimit dhe rritjes së Fakultetit. Fakulteti filloi të përgatitë kuadro që i përgjigjeshin kërkesave të zhvillimit të industrisë minerare. Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave u formua dhe u zhvillua në kuadrin e Institutit të Lartë Politeknik të Tiranës dhe Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës. Mbi këtë bazë, drejtimi i përgatitjes së studenteve ka qënë dhënia e titullit "Inxhinier" për të gjitha specialitetet që përgatiteshin. Kjo lidhet me formimin e thellë inxhinierik të planeve e të programeve mësimore. Ky drejtim vazhdon të jetë edhe sot.

Departamentet

  1. Departamenti i Shkencave të Tokës
  2. Departamenti i Gjeologjisë së Zbatuar, Mjedisit dhe Gjeoinformatikës
  3. Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare
  4. Departamenti i Burimeve të Energjisë

Diplomat

BACHELOR:

MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeologjike

  1. Profili Gjeologji Inxhinierike dhe Hidrogjeologji
  2. Profili Vendburimet e Mineraleve të Dobishme dhe Petrologji
  3. Profili Gjeologji e Vendburimeve Hidrokarbure
  4. Profili Gjeoinformatikë

MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Burimet Natyrore

  1. Profili Inxhinieri e Burimeve të Energjisë
  2. Profili Përpunim Mineralesh dhe Mbetjesh
  3. Profili Gjeomatikë
  4. Profili Gjeoinxhinieri

MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeofizike

MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Gjeomjedisi

PhD në Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedis