Takim me Drejtorin e Qendrës Kulturore Turke Yunus Emre

Shtyp
Krijuar: 06 Mars 2015 Ndryshimi i fundit: 19 Maj 2015 Vizita: 3382

Në datë 26 shkurt 2015, në Rektoratin e Universietit Politeknik të Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe kulturor, u zhvillua takimi ndërmjet Rektorit të UPT, Akademik Jorgaq Kaçanit dhe Drejtorit të Qëndrës Kulturore Turke Yunus Emre, Z. Tayfun Kalkan.

 Të pranishëm ishin edhe Zv. Rektori per anën mësimore Prof. Genti Guxho si dhe Zv. Rektori per anën shkencore Prof.As. Vladi Koliçi.

 

Në këtë takim u dikutuan mundësitë për vendosjen e platformave të qarta të bashkëpunimit mes dy institucioneve në aktivitete të ndryshme si konferenca, akordime bursash në universitetet turke, etj.