Takim me Ambasadorin e Italisë në Republikën e Shqipërisë

Shtyp
Krijuar: 30 Mars 2015 Ndryshimi i fundit: 19 Maj 2015 Vizita: 3924
 
  
Në datë 23.03.2015, Rektori i UPT, Akademik Jorgaq Kaçani së bashku me Zv.Rektorët Prof. Genti Guxho dhe Prof. As Vladi Koliçi, pritën në mjediset e Rektoratit të UPT Ambasadorin e Italisë në Republikën e Shqipërisë, Z. Massimo Gaiani dhe një grup studentësh nga Universiteti i Romës “Sapienza”, Itali.
 
Rektori i UPT falenderoi Ambasadorin Italian për mbështetjen të cilën ai i ka ofruar Shqipërisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës në veçanti. Ai shprehu gjithashtu, vlerësimin e tij pozitiv rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet UPT dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri si dhe rreth marrëdhënieve të forta ndërmjet UPT dhe sipërmarrësve italianë. 
 
  
Më pas, studentët e Universitetit të Romës “Sapienca” u njohën me fakultet, ciklet dhe programet e studimit që UPT ofron, kurrikulat e përbashkëta që ka Universiteti Politeknik i Tiranës me universitet italiane, si dhe me marrëdhëniet aktuale të bashkëpunimit me universitetet evropiane dhe botërore.