Konferenca ndërkombëtare për paqen në Tiranë

Shtyp
Krijuar: 16 Shtator 2015 Ndryshimi i fundit: 02 Tetor 2015 Vizita: 2552

Në kuadër të aktivitetit 'Lutja e Paqes 2015", organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë , në datat 7 dhe 8 shtator 2015, në sallën Silvano Pedrollo, të Universitetit Politeknik të Tiranës, u zhvilluan diskutime me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare, me tematika për promovimin e paqes dhe kundërvënien ndaj dhunës, me propozime konkrete dhe të realizueshme. Në aktivitetet e zhvilluara morën pjesë krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine. Po ashtu morën pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur. 

  Në diskutimet që u zhvilluan, pati propozime konkrete për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë. Propozimet konkrete erdhën nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë pasuruan këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Në diten e fundit u shpall Apeli për Paqen në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit ishte i ftuar ta nënshkruante. Në përfundim mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të shënonte fundin e eventit.