Panairi i Arsimit të Lartë në Shqipëri, 26 -28 Maj 2016.

Shtyp
Krijuar: 02 Qershor 2016 Ndryshimi i fundit: 26 Korrik 2016 Vizita: 3528

Ministria e Arsimit dhe Sporteve, gjatë datave 26 - 28 Maj, organizoi Panairin e Arsimit të Lartë  në Shqipëri. Universiteti Politeknik i Tiranës është prej vitit 1951, pika e referimit shkencor e kulturor në Shqipëri duke zënë një vend kryesor në alternativat e arsimit të lartë në Shqipëri.

Pjesëmarrja e universitetit në këtë panair kishte për qëllim përcjelljen tek maturantët e informacionit të nevojshëm për zgjedhjen e fakultetit dhe degës që Universiteti Politeknik i Tiranës u ofron.

Të interesurit perfituan nje informacion të plotë dhe të detajuar mbi programet e studimeve dhe kriteret e pranimit pranë këtij universiteti. Stafi i kualifikuar ofroi mbështetjen e nevojshme për të gjithë të interesuarit, nisur nga kërkesat e larta të maturantëve për të aplikuar në degët e preferuara të fakuteteve të këtij universiteti.

Ky prezantim bëri të mundur që  maturantët të njiheshin konkretisht me atë çfare Universiteti Politeknik i Tiranës ofron, duke marrë përgjigje dhe konsulencë për çdo pyetje, apo paqartësi.

Fluksi i vizitorëve pranë stendës së universitetit ishte maksimal përgjatë gjithë kohëzgjatjes së Panairit të Arsimit të Lartë.