Bashkëpunim midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Shoqërisë FORSCHNER Albania sh.p.k.

Shtyp
Krijuar: 20 Qershor 2017 Ndryshimi i fundit: 27 Qershor 2017 Vizita: 1592

Në datën 19 Maj 2017 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Shoqërisë FORSCHNER Albania sh.p.k.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UPT Prof. Andrea MALIQARI dhe nga Dr. Gert FORCHNER, Administrator dhe Pronar i Shoqërisë.
Ky bashkëpunim do të sigurojë mbështetje për zhvillimin e praktikave mësimore për studentët e UPT, për realizimin e punës kërkimore shkencore për studentët e doktoraturës, etj.