Projekte

1st International Conference: “Engineering and Entrepreneurship”, Tirana, Albania, 17-18 November 2017.
Dear Colleagues and Partners,
We are pleased to invite you to the 1st International Conference “Engineering and Entrepreneurship” 2017, organized by Mechanical Engineering Faculty, Polytechnic University of Tirana (PUT), which will be held in Albania, on 17-18 November, 2017.

For more information: 1st International Conference PUT, ICEE 2017

ICEE Paper Template

 

Në Linjë

Kemi 179 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Kreu

Administrata

per artikujt shqip te kategorise AdministrataShqip

Këshillimi i Karrierës

Krijuar: 27 Prill 2015 Ndryshimi i fundit: 19 Dhjetor 2016 Vizita: 13577

NJOFTIME

                                                                                                                                                             Kontakt : Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.    

Zyra e Këshillimit të Karrierës përfaqëson një nga sektorët e Drejtorisë së Komunikimit, pranë Rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Misioni i saj është të orientojë, inkurajojë dhe mbështesë studentët dhe të diplomuarit me mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit dhe udhëzimit në karrierë.

Zyra e Këshillimit të Karrierës ofron një gamë të gjerë shërbimesh për studentët dhe të diplomuarit e UPT të cilat kanë për qëllim orientimin e edukimit profesional, lehtësimin e zhvillimit të karrierës, përgatitjen për tregun e punës dhe mbështetje për të vazhduar aftësimin e tyre profesional nëpërmjet të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Shërbimet kryesore që Zyra e Këshillimit te Karrierës ofron janë:

-          Identifikimi dhe informimi mbi oportunitetet edukative (internshipe, bursa, trajnime, etj.);

-          Asistencë për realizimin e instrumenteve të kërkimit të një vendi pune (përgatitja e CV, letër motivimi, etj.);

-          Këshillim karriere nëpërmjet vlerësimit të interesave, vlerave dhe aftësive profesionale;

-          Trajnime/work shope për zhvillimin e qëndrimeve dhe aftësive që mund të rrisin mundësitë e futjes se të diplomuarve në tregun e punës;

-          Informimi dhe promovimi i ofertave të internshipeve, vendeve të punës, etj.;

-          Këshillimi i studentëve të UPT që diplomohen në Ciklin e Parë për mundësitë e studimeve në Ciklin e Dytë në UPT ose universitete të tjera jashtë vendit;

-          Organizimi i selektimit dhe rekrutimit të studentëve;

-          Mbajtja e kontaktit me alumnët dhe ndërthurja e kërkesave dhe ofertave të edukimit gjatë gjithë jetës;

-          Lidhja e vazhdueshme dhe aktive me kompanitë brenda dhe jashtë vendit si dhe vlerësimi/ analiza e kërkesave të tyre për forcë pune;

-          Aktivitete të ndryshme promovuese dhe informuese;

-          Informimi i studentëve të ardhshëm (maturantë) për programet e studimit, standardet e pranimit dhe politikat e UPT;

-          Mbajtja e kontaktit dhe të dhënave për punësimin e të diplomuarve të UPT;

 

Bursa

Krijuar: 17 Mars 2014 Ndryshimi i fundit: 17 Mars 2014 Vizita: 9358

 

VENDIM Nr.526, datë 20.7.2011

Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve, në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2011-2012

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 1 e 5 të ligjit nr.10 289, datë 17.6.2010 “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 63 të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, të nenit 29 të ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimim dhe formim profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 57 të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010 “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike dhe studentët që ndjekin një program studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në institucionet arsimore publike, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
2. Përfitojnë bursë nxënësit dhe studentët, brenda kuotave e kritereve të përcaktuara për sa vijon me këtë vendim:
2.1. Sipas kriterit ekonomik (nxënës/student):
a) Nxënësit/studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Nxënësit/studentët që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik;
c) Nxënësit/studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik;
ç) Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik;
dh) Fëmijët, nxënës apo student, që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut dhe që plotësojnë kriterin ekonomik.


2.2 Sipas rezultateve të arritura (nxënës/studentë):
a) studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje ari;
b) studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit. Për vitin akademik 2011-2012, numri i tyre do të jetë 25 (njëzet e pesë) studentë. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë publik dhe vetëm për vitin akademik 2011-2012;
c) studentët që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta);
ç) studentët që vazhdojnë studimet në programin e studimit “Matematikë” dhe në programin e studimit “Fizikë”, në vitin e dytë e lart, dhe kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8 (tetë).
2.3 Jashtë kriterit ekonomik (nxënës/studentë):
a) nxënësit apo studentët, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës listën për këtë kategori nxënësish/studentësh;
3. Bursat e studentëve për vitin e dytë e lart, rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët e vitit të dytë e lart, që nuk kanë përfituar bursë dhe plotësojnë kriterin ekonomik, mund të përfitojnë bursë brenda numrit të planit të bursave, të përcaktuara sipas këtij vendimi.
3.1 Numri i bursave për këtë kategori studentësh dhe për studentët që përfitojnë bursë, sipas pikës 2.2, është deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë) në shkallë vendi, brenda numrit të përgjithshëm të bursave të dhëna për vitin akademik 2011-2012. Institucionet publike të arsimit të lartë paraqesin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kërkesat për studentët që përfitojnë bursë, sipas shkronjave “ç”, “d” e “dh” të pikës 2.2 të këtij vendimi.
3.2 Ministria e Arsimit dhe Shkencës harton planin e shpërndarjes dhe e dërgon për ekzekutim në institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët që vitin e parë kanë përfituar bursë, me vendim të këshillit të bashkisë apo komunës ku kanë vendbanimin e përhershëm, e marrin këtë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit, nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës.



4. Nga plani i bursave të miratuara për vitin akademik 2011-2012, Bashkisë së Tiranës i jepen 15 (pesëmbëdhjetë) bursa për studentët që vijnë nga familjet/shtresat sociale në nevojë dhe janë invalidë, paraplegjikë e tetraplegjikë, pavarësisht nga kriteri i studimit larg vendbanimit, ndërsa bashkive të tjera, të cilat në vendndodhjen e tyre territoriale, kanë institucione të arsimit të lartë publik, u jepen deri në 5 (pesë) bursa për këtë kategori studentësh.
5. Nxënësit dhe studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme, që ofrojnë shkollat.
5.1 Nxënësve dhe studentëve që kanë përfituar statusin e jetimit u sigurohen falas, nga fondet e shkollave përkatëse, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet, pas paraqitjes së librezës dhe të kartës shëndetësore, si dhe të epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit.
6. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat, si dhe numri i bursave për studentët administrohen nga institucionet publike të arsimit të lartë. Bursat paguhen çdo muaj me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo studenti.
7. Niveli i bursës për nxënësit dhe studentët, jepet sipas pasqyrave nr.2 e nr.3 dhe kuota financiare ushqimore ditore jepet sipas pasqyrave nr.4 e nr.5, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Drejtuesit e fakulteteve dërgojnë zyrtarisht, çdo muaj, pranë njësive/departamentit të financës, frekuentimin e shkollës për studentët që përfitojnë bursë.
8. Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri akademik 2011-2012, të japë 1650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënësit dhe 1900 (një mijë e nëntëqind) bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik, për të gjitha kategoritë e parashikuara në pikën 2 të këtij vendimi.
9. Efektet financiare për vitin akademik 2011-2012 të përballohen nga fondet e Buxhetit të Shtetit, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2011, për pjesën e vitit 2011, si dhe nga fondet e Buxhetit të Shtetit që do të miratohet, për vitin 2012, për pjesën e vitit 2012.
10. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për vitet e para, është data 15 dhjetor 2011, për të gjitha kategoritë e shkollave, ndërsa për vitin e dytë e lart është data 15 nëntor 2011.
11. Ministri i Arsimit dhe Shkencës për raste të veçanta, kur vendimet e këshillave të njësive të qeverisjes vendore dërgohen jashtë afatit të përcaktuar në këtë vendim, ka të drejtë të shqyrtojë dhe të rivendosë në afat përfitimin e bursës për nxënësin/studentin.
12. Vendimet e njësive të qeverisjes vendore dhe ato të institucioneve publike të arsimit të lartë publikohen për komunitetin, median dhe institucionet e tjera vendore apo qendrore.
17. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, DAR/ZA-të, institucionet publike të arsimit të lartë dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Drejtoria e Investimeve dhe Mirëmbajtjes

Krijuar: 25 Maj 2011 Ndryshimi i fundit: 25 Maj 2015 Vizita: 10050

Sektorët:

Sektori i Mirëmbajtjes

 

Drejtor: Migen Shkodrani

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Drejtoria e Kërkimit Shkencor

Krijuar: 20 Maj 2011 Ndryshimi i fundit: 08 Nentor 2016 Vizita: 13710

Drejtor: Prof. Eleni Gjani Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Buletini i Shkencave Teknike - Informacion per autoret

 Anëtaret e Redaksisë së Buletinit të Shkencave Teknike

Bashkim Çela            

Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave     

Kryetar

Eleni Gjani

Drejtore e Kërkimit Shkencor (Rektorat)

Anëtar

Andrea Maliqari

Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës

Anëtar

Tanja Floqi

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Anëtar

Përparim Deçolli

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Anëtar

Petrika Marango

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike

Anëtar

Aleksandër Xhuvani

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Anëtar

Partizan Malkaj

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike

Anëtar

Stavri Lami

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Anëtar

 

Sekretare Teknike Dr. Jonida Teta   Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion