Kandidatë jashtë kufijve

Shtyp
Krijuar: 25 Korrik 2013

APLIKIMET NGA KANDIDATËT SHQIPTARË TË TROJEVE JASHTË KUFIJVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.

Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministravë Nr.565, datë 27.06.2013 "Për kuotat e pranimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si edhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2013-2014", pika 4, kandidatët shqiptarë të trojeve jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, duhet të aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.

Procedura për aplikim për fillim studimesh në Universitetin Politeknik të Tiranës, për vitin akademik 2013-2014, është:

  1. Pranimi i dokumentacionit për aplikim për fillim studimesh në ciklin e parë apo në ciklin e dytë të studimeve, për kandidatët nga trojet, bëhet individualisht pranë sekretarisë së Rektorit.
  2. Afati i aplikimit, për programet e studimit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, është deri në datën 26.08.2013.
  3. Afati i aplikimit, për të gjitha programet e tjera të studimit, është deri në datën 15.09.2013.
  4. Për aplikim për fillim studimesh në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, është i nevojshëm dokumentacioni i mëposhtëm:

5. Për aplikim për fillim studimesh në programet e studimit të ciklit të dytë, është i nevojshëm dokumentacioni i mëposhtëm: