Projekte

1st International Conference: “Engineering and Entrepreneurship”, Tirana, Albania, 17-18 November 2017.
Dear Colleagues and Partners,
We are pleased to invite you to the 1st International Conference “Engineering and Entrepreneurship” 2017, organized by Mechanical Engineering Faculty, Polytechnic University of Tirana (PUT), which will be held in Albania, on 17-18 November, 2017.

For more information: 1st International Conference PUT, ICEE 2017

ICEE Paper Template

 

Në Linjë

Kemi 146 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Studentët

Të drejta dhe detyrat

Krijuar: 07 Tetor 2011

 

Të drejtat dhe detyrat e studentit

Studenti ka të drejtë:

  1. Të përdorë pajisjet e shkollës, sipas rregullave përkatëse, për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor, laboratoret, bibliotekën dhe mjediset sportive e kulturore të Fakulteteve të Universitetit;
  2. Të organizohet në shoqata të ndryshme jopolitike dhe joekonomike në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, statutin e Universitetit, aktet ligjore e nënligjore përkatëse.
  3. Të përfaqësohet në senatin akademik dhe këshillat e fakulteteve në përputhje me statutin e Universitetit Politeknik
  4. Të kërkojë respektimin e procesit mësimor dhe të procedurave siç parashikohen në Statut dhe rregulloren e brendshme te fakultetit.
  5. Të shprehë opinionet e veta për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik
  6. Të ndjekë leksione, seminare/ushtrime dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore të organizuara në përputhje me statusin e tyre.
  7. Të ankohet në instancat përkatëse të universitetit për çdo shkelje të të drejtave të tij.
  8. Të pajiset me kartën e studentit, e cila është një dokument unik me anë të së cilës studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara. Kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e e kartës së studentit përcaktohen nga MASH. Kategoritë e shërbimeve, që ofrojnë entet shtetërore bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentore dhe me persona juridik privat që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Bursa për studime

Studentët e institucioneve publike të arsimit të lartë përfitojnë bursa si mbështetje ekonomike për studimet e tyre, si dhe stimuj materialë për rezultate të shkëlqyera.

Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në statutet e tyre kritere dhe procedura për shpërblime të studentëve, që përballohen nga vetë institucionet.

Me propozimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave konsideron dhe raste të tjera për dhënie bursash, si dhe bursa për studentë të shkëlqyer dhe shkencëtarë.


 

Tarifat

Tarifat e studimeve përfshijnë tarifën e regjistrimit dhe tarifën e shkollimit.

Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin akademik pasardhës.

Studenti është i detyruar:

  1. Të njohë me hollësi rregullat e shkollës, e detyrimet e tij dhe të jetë i vetëdijshëm për zbatimin e tyre; në të kundërt, shkolla nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.
  2. Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti i Universitetit Politeknik, nga kjo Rregullore dhe nga çdo akt tjetër ligjor e nënligjor për Arsimin e Lartë.
  3. Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe programet e lëndëve.
  4. Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të shkollës nga ana e tij; dëmi material që ai mund të ketë bëre, zhdëmtohet sipas ligjeve në fuqi.
  5. Të respektojë etikën e paraqitjes së jashtme në përputhje me karakterin akademik të Universitetit.
  6. Të ruajë e të respektojë etikën e sjelljes me stafin akademik, stafin joakademik, stafin e shërbimit, me studentët e tjerë, në mjediset e Universitetit, në orët e mësimit, në praktikat mësimore dhe në çdo aktivitet tjetër të organizuar nga Universiteti.
  7. Të ruajë e të respektojë paprekshmërinë e orës së mësimit dhe të pedagogut në mësim.

Shkelja e rregullave

  1. Shkelje e rregullave të shkollës konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nga ana e studentit që cënojnë personalitetin e mësimdhënësit dhe të çdo punonjësi tjetër të shkollës, normat etiko-morale të shoqërisë si kopjimi në provime, falsifikimi i dokumentave të ndryshme, mosrespektimi i rregullave të citimit që sanksionojnë pronësinë intelektuale, aktet e vjedhjes së të drejtës së autorit, aktet e rrugaçërisë, të vjedhjes etj., kur këto veprime nuk bartin elemente të veprës penale.
  2. Ndaj studentit që kryen këto veprime, merren këto masa disiplinore:
  • vërejtje me shkrim;
  • përjashtim nga Universiteti për një vit;
  • përjashtim nga Universiteti ,

Vendimin për masat disiplinore dhe përjashtimin e studentit e merr Rektorati me propozim të dekanit të fakultetit.

Modalitetet e diplomimit

Krijuar: 07 Tetor 2011

 

Modalitetet e diplomimit

  1. Në përfundim të kursit të plotë të programit të studimit, studentët kanë të drejtë të diplomohen për të fituar titullin përkatës profesional të përcaktuar në statut. Diplomimi bëhet si rregull nëpërmjet: përgatitjes dhe mbrojtjes së një teze diplome. Në raste të veçanta, vetëm për programet e studimit të ciklit të parë, diplomimi mund të bëhet me provim formimi në përputhje me kurrikulat mësimore të programeve të studimit.
  2. Studenti nuk mund të mbrojë temën e diplomës / të japë provimin e formimit pa shlyer më parë të gjitha detyrimet dhe pa fituar numrin e krediteve të parashikuara në planet mësimore të programit përkatës të studimit.
  3. Studenti, para mbrojtjes së punimit të diplomës/dhënies së provimit të formimit, duhet të ketë likuiduar të gjitha detyrimet financiare dhe materiale që mund të ketë me universitetin, bibliotekën shkencore, bibliotekën kombëtare, konviktet, etj.
  4. Fakultetet përkatëse, brenda një muaji nga dita e fillimit të vitit shkollor, u bëjnë të njohur studentëve të vitit të fundit programet e provimeve të formimit dhe/ose tezat e diplomës.

Teza e diplomës të nivelit të parë

  1. Teza e diplomës të nivelit të parë është një punim, në formën e një projekti apo përmbledhjeje punimesh të kryera në fushat e programit përkatës të studimit. Teza e
    diplomës përmban kërkesa, mënyra e shtrimit të të cilave i jep mundësi studentit, që nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit, të tregojë aftësitë e tij për të zgjidhur elementë të veçantë të detyrave projektuese, probleme të prodhimit apo për të punuar me literaturën në fushën përkatëse.
  2. Teza e diplomës eshtë e lidhur me disiplina të përafërta dhe mund të jetë individuale ose kolektive (dy-tre studentë). Në rastet e punimeve kolektive, studentet kanë të ndarë çështjet që do të trajtojnë, duke respektuar një ndarje afërsisht të barabartë të volumit të punës që do të kryejnë.
  3. Tezat e diplomës dhe specialistët që do të udhëheqin punimin e tyre, përcaktohen nga departamenti përkatës dhe miratohen nga dekani i fakultetit. Në përcaktimin e tezave të diplomës, departamentet dhe fakultetet bashkëpunojnë me institutet kërkimore shkencore të UPT si dhe me institucione të tjera publike apo private që punojnë np style=ë fushat përkatëse.
  4. Studenti ka të drejtë të shprehë dëshirën e tij në lidhje me tezën e diplomës që kërkon të zhvillojë, dhe udhëheqësin e tij. Ai mund të propozojë edhe vetë një tezë tjetër diplome sëbashku me udhëheqësin përkatës. Departamenti shqyrton të gjitha kërkesat specifike të studentëve, duke i harmonizuar ato me kushtet aktuale.



Teza e diplomës së nivelit të dytë dhe e diplomave të integruara të nivelit të dytë

  1. Teza e diplomës së nivelit të dytë dhe e diplomave të integruara të nivelit të dytë është një punë e pavarur dhe krijuese e studentit në formën e një projekti apo studimi me karakter përgjithësues në fushën e programit të studimit që ka kryer. Teza e diplomës përmban një sërë detyrash e kërkesash, mënyra e shtrimit e të cilave i jep mundësi studentit, që nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit dhe punës konkrete studimore e projektuese, !--[if !mso]të tregojë aftësitë e tij profesionale dhe kompetencën për të kryer studime e projektime në fushat përkatëse.
  2. Teza e diplomës është e lidhur me disa disiplina të përafërta dhe mund të jetë individuale ose kolektive (dy-tre studentë), në rastet e tezave studimore komplekse. Në rastet e punimeve kolektive, studentët kanë të ndarë çështjet që do të trajtojnë, duke respektuar një ndarje afërsisht të barabartë të volumit të punës që do të kryejnë.
  3. Tezat e diplomës dhe caktimi i specialistëve që do të udhëheqin punën e tezave të diplomës, përcaktohen nga departamenti përkatës dhe miratohen nga dekani i fakultetit. Në përcaktimin e tezave të diplomës, departamentet dhe fakultetet bashkëpunojnë me Institutet kërkimore shkencore të UPT si dhe me institucione të tjera publike apo private që punojnë në fushat përkatëse.
  4. Studenti ka të drejtë të shprehë dëshirën e tij në lidhje me tezën e diplomës që kërkon të zhvillojë, udhëheqësin dhe konsulentin e tij. Ai mund të propozojë edhe vetë një tezë tjetër diplome së bashku me udhëheqësin përkatës. Departamenti shqyrton të gjitha kërkesat specifike të studentëve, duke i harmonizuar ato me kushtet aktuale, pa cënuar nivelin e cilësinë e punimeve të diplomave.

Përgatitja e punimit të diplomës së nivelit të parë

  1. Udhëheqësi i temës së diplomës përgatit programin e punës së studentit, duke vendosur edhe afatet e përafërta të realizimit të tij. Studenti duhet të respektojë afatet e vendosura për të bërë të mundur mbrojtjen me sukses të temës në sesionin normal të mbrojtjes së diplomës.
  2. Udhëheqësi përcakton grafikun e konsultimeve të programuara me studentin, përgjatë të cilave konsultohet dhe kontrollohet puna e bërë sipas programit të miratuar. Grafiku i konsultimeve është i detyrueshëm të zbatohet nga studenti.
  3. Departamenti organizon dy kontrolle të ndërmjetëm, nëpërmjet të cilëve kontrollohet volumi i punës së kryer dhe cilësia e saj. Përgjatë këtyre kontrolleve mund të
    rekomandohen edhe ndryshime apo përmirësime të programit të temës, të cilat nuk përmbysin thelbin e punimit. Studenti dhe udhëheqësi duhet t’i marrin parasysh rekomandimet e komisionit të kontrollit.
  4. Studenti fiton të drejtën për të mbrojtur diplomën, kur ai ka përfunduar të gjithë programin e punës dhe ka kryer kontrollin në departament. Para mbrojtjes së tezës së diplomës, udhëheqësi rishikon dhe miraton punimin e kryer nga studenti dhe lejon mbrojtjen e punimit duke firmosur tezën e diplomës. Përgjegjësi i departamentit plotëson fletën e kontrollit të tezës së diplomës, në të cilën regjistrohet kontrolli i kryer dhe vlerësimi me fjalë për të.



Përgatitja e punimit të diplomës së nivelit të dytë dhe e diplomave të integruara të nivelit të dytë

  1. Udhëheqësi i temës së diplomës përgatit programin e punës së diplomantit, duke vendosur edhe afatet e përafërta të përfundimit të çdo pike të programit. Studenti duhet të respektojë afatet e vendosura për të bërë të mundur mbrojtjen me sukses të temës në sesionin normal
    të mbrojtjes së diplomës.
  2. Udhëheqësi përcakton grafikun e konsultimeve të programuara me studentin, përgjatë të cilit konsultohet dhe kontrollohet puna e bërë sipas programit të miratuar. Grafiku i konsultimeve është i detyrueshëm të zbatohet nga studenti.
  3. Departamenti organizon tre kontrolle periodike, në të cilat kontrollohet volumi i punës së kryer dhe cilësia e saj. Përgjatë këtyre kontrolleve mund të rekomandohen edhe ndryshime apo përmirësime të programit të tezës, të cilat nuk përmbysin thelbin e punimit. Studenti dhe udhëheqësi duhet t’i marrin parasysh rekomandimet e komisionit të kontrollit.
  4. Studenti fiton të drejtën për të mbrojtur diplomën, kur ai ka përfunduar të gjithë programin e punës dhe ka kryer të gjitha kontrollet në departament. Para mbrojtjes së tezës së diplomës, udhëheqësi rishikon dhe miraton punimin e kryer nga studenti. Ai jep mendimin e tij me shkrim, ku deklarohet realizimi i programit të punës të tezës së diplomës, niveli cilësor, elementët e punës krijuese të studentit dhe lejimi i mbrojtjes së punimit.
    Përgjegjësi i departamentit plotëson fletën e kontrollit të tezës së diplomës, në të cilën regjistrohen kontrollet e kryera dhe vlerësimet me fjalë për secilën prej tyre.

Vlerësimi i punimit.

  • Në rast se studenti vlerësohet me notë negative në mbrojtjen që i bën tezës së tij, ai mund të rimbrojë të njejtën tezë ose të mbrojë një tezë të re brenda një periudhe jo më vonë se tre vjet.
  • Gjatë periudhës tre vjeçare nga koha e përfundimit të studimeve të plota, diplomanti ka të drejtë të mbrojë tezën e tij deri në dy herë.
  • Nëse në të dy rastet diplomanti është vlerësuar nga komisioni me notë negative ose ai nuk paraqitet për të bërë mbrojtjen e punimit brenda afateve maksimale (tre vjeçare), atëhere studenti humb të drejtën e diplomimit.

Përmirësimi i notave

Krijuar: 04 Tetor 2011

Përmirësimi i notave

  1. Studenti ka të drejtë të kërkojë përmirësimin e notës. Një veprim i tillë lejohet kur nota që kërkon të përmirësojë studenti është e një detyrimi të vitit që ai sapo ka mbyllur. Studenti ka të drejtë të përmirësojë deri në dy nota në vit.
  2. Për përmirësimin e notës, studenti provohet vetëm një herë dhe vetëm në sesionin e vjeshtës. Mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund.
  3. Kërkesa për përmirësim note i paraqitet dekanit jo më vonë se një javë pas përfundimit të sesionit të verës. Në bazë të vendimit që merr dekani, sekretaria mësimore kryen veprimet përkatëse.
  4. Studenti mund të përmirësojë vetëm vlerësimin e marrë në provim, i cili i bashkëngjitet vlerësimit të marrë në elementët e tjerë të lëndës përgjatë vitit shkollor.
  5. Në rastin e organizimit të moduleve të përbërë ku marrin pjesë disa disiplina, ku vlerësimi realizohet nëpërmjet provimeve të integruara, ose shlyrjes së modulit me pjesë, përmirësimi i notës bëhet për të gjithë modulin.

Ndërprerja e studimeve, largimi

Krijuar: 07 Tetor 2011

Ndërprerja e studimeve, largimi

  1. Studenti mund të ndërpresë studimet për një periudhë kohore të caktuar. Në këtë rast ai duhet të bëjë një kërkesë pranë sekretarisë, në të cilën duhet të përcaktojë kohën e ndërprerjes së studimeve.
  2. Me rifillimin e studimeve, studenti duhet të shlyejë detyrimet e reja që lindin për shkak të ndryshimit të planit dhe programeve mësimore të lëndëve.
  3. Rifillimi i studimeve bëhet vetëm në fillim të vitit akademik dhe jo më vonë se dy javë nga fillimi i tij. Rifillimi ose ripranimi i studentit bëhet mbi bazën e një kërkese dhe dokumentacionit të nevojshëm të dorëzuar prej tij në sekretarinë e fakultetit.
  4. Studenti mund të largohet nga universiteti, duke u çregjistruar përfundimisht. Për këtë ai bën një kërkesë me shkrim ku shpreh arsyet e largimit. Sekretaria mësimore, pranon kërkesën dhe ia paraqet dekanit të fakultetit për të marrë vendimin. Me marrjen e vendimit, sekretaria mësimore bën çregjistrimin e studentit, duke regjistruar në regjistrin themeltar datën e ç`regjistrimit dhe firmën e studentit. Studenti tërheq dokumentat e tij.
    Çregjistrimi i studentit bëhet me vullnetin e tij të lirë (përveç rasteve të përjashtimit nga shkolla), në prani të studentit. Dokumentat origjinale i dorëzohen studentit.

Kushtet e kalimit në vitin pasardhës

Krijuar: 04 Tetor 2011

Kushtet e kalimit në vitin pasardhës

  1. Viti akademik mbyllet në përfundim të sesionit të vjeshtës.
  2. Për programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë, studenti i vitit të parë kalon në vitin e dytë nëse ai ka marrë jo më pak se 50% të krediteve (30 kredite) të vitit të parë.
  3. Për programet e studimit të ciklit të parë studenti i vitit të dytë kalon në vitin e tretë, nëse ai ka marrë jo më pak se 80 kredite, nga të cilat jo më pak se 50 kredite nga viti i parë.
  4. Për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, studenti i vitit të tretë kalon në vitin e katërt, nëse ai ka marrë jo më pak se 140 kredite nga të cilat jo më pak se 50 kredite nga viti i dytë.
  5. Studenti i vitit të katërt kalon në vitin e pestë, nëse ai ka marrë jo më pak se 200 kredite nga të cilat jo më pak se 50 kredite nga viti i tretë.
  6. Studenti që nuk plotëson kriteret për të kaluar në vitin pasardhës ka këto të drejta e detyrime:
    a. I njihen të gjitha detyrimet e shlyera kur programet e lëndëve përkatëse janë të pranueshme për vitin në vazhdim
    b. Mund të frekuentojë lëndët për të cilat është vlerësuar mbetës dhe është i detyruar të frekuentojë lëndët për të cilat ka detyrim frekuentimin
    c. Duhet të shlyejë detyrimet e reja që lindin për shkak të ndryshimit të planit e programeve mësimore.
    d. Duhet të paguajë tarifën e shkollimit.
Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion