Bursa jashte vendit

Shtyp
Krijuar: 31 Maj 2011

Hapet faza e dyte e aplikimit per bursa studimi jashte vendit.

EM2-STEM përmban 264 bursa për të gjithë kohëzgjatjen e projektit duke filluar nga 31 dhjetor 2011 deri në 30 nëntor 2014.

Afati i fundit për aplikim është 13 Korrik 2011, ora 13.00.

 

EM2-STEM Project

EM2-STEM project (“Entrepreneurship and Management Training in Science, Technology, Engineering & Mathematics”) është një projekt Erasmus Mundus, që financohet nga Bashkimi Europian. Konsorciumi i këtij projekti përbehet nga 8 universitete të Ballkanit Perëndimor (Universiteti Politeknik i Tiranës është anëtar i konsorciumit pëtar i konsorciumit për Shqipërinë) dhe nga 8 universitete të vendeve të BE-së.

Projekti përfshin mobilitete dhe shkëmbime të studentëve, kërkuesve dhe stafeve administrative midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së për nivelet bachelor, master, doktoraturë dhe postdoktoraturë.

EM2-STEM përmban 264 bursa për të gjithë kohëzgjatjen e projektit duke filluar nga 31 dhjetor 2011 deri në 30 nëntor 2014.

Studentët dhe stafi i universitetetit të përfshirë në konsorcium kanë prioritet në aplikim, por aplikimi është i hapur edhe për studentët dhe kërkuesit që nuk bëjnë pjesë në konsorcium, me kusht që fusha e tyre e studimit të përputhet me tematikën e projektit (shkencat inxhinierike, matematikë, teknologji, etj).

Afati i fundit për aplikim është 13 Korrik 2011, ora 13.00.

Për më tepër informacion dhe për aplikime, ju lutem shikoni faqen:
www.em2stem.eu