Projekte

1st International Conference: “Engineering and Entrepreneurship”, Tirana, Albania, 17-18 November 2017.
Dear Colleagues and Partners,
We are pleased to invite you to the 1st International Conference “Engineering and Entrepreneurship” 2017, organized by Mechanical Engineering Faculty, Polytechnic University of Tirana (PUT), which will be held in Albania, on 17-18 November, 2017.

For more information: 1st International Conference PUT, ICEE 2017

ICEE Paper Template

 

Në Linjë

Kemi 158 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Administrata

per artikujt shqip te kategorise AdministrataShqip

Drejtoria e Komunikimit

Krijuar: 23 Tetor 2009

Sektorët:

  1. Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë
  2. Sektori i Informacionit dhe Statistikës
  3. Sektori i Këshillimit të Karrierës

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Krijuar: 23 Tetor 2009

Drejtor: Stela Jorgji (Fortuzi)

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sektorët:

Sektori i Arkivës dhe Protokollit - Specialiste: Luiza Hysi

Misioni i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore fokusohet në trajtimin e këtyre problemeve specifike:

  • Bashkëpunimin me Rektorin dhe dekanët e fakulteteve/drejtorin e institutit për menaxhimin e punësimit dhe të kualifikimit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ) për zbatimin e procedurës së punësimit në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë, Statutit të UPT, urdhërave e udhëzimeve të MAS.
  • Mbajtjen e të dhënave të veprimtarisë së personelit si dhe ndjekjen e skemës së organizimit institucional dhe akademik të UPT.
  • Kontrollin e respektimit të disiplinës së punës së personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).
  • Mbajtjen dhe ruajtjen e dokumentacionit të personelit të UPT (akademik, ndihmës, administrativ).

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka këto detyra, përgjegjësi dhe kompetenca:

  1. Njohja me objektivat dhe politikën e UPT në fushën e personelit.
  2. Ndjek dhe realizon përmirësimin e strukturave organizative duke bërë propozimet përkatëse.
  3. Ndjek proçedurat e punësimit, të apelimit të kandidatëve jo fitues në punësim, të sistemimit në punë dhe të largimit nga puna, të kualifikimit, të kontrollit të disiplinës dhe marrjes së masave disiplinore të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe  administrativ), duke marrë pjesë aktive në realizimin e veprimeve që i takojnë gjatë zbatimit të procedurave.
  4. Të bashkëpunojë me Rektorin në lidhjen e kontratave të punës të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe administrativ).
  5. Të gjejë format dhe të bëjë përpjekje të vazhdueshme për njohjen e gjëndjes së problemeve të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) në programet e studimit, në departamentet, në administratën e fakulteteve/instituteve.
  6. Të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve, për të ndërtuar projekt planet e punësimit dhe të kualifikimit  të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ), të cilat t’ia paraqesë Rektorit për shqyrtim dhe miratim.
  7. Të ndjekë dhe kontrollojë realizimin e planeve të kualifikimit të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) dhe rezultatet e  kontrollit t’ia paraqesë Rektorit. Nën drejtimin e Rektorit, të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve për  përcaktimin dhe zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese për përmirësimin e nevojshëm të gjëndjes.
  8. Të mbajë dhe ruajë dokumentacionin e rekrutimit, dokumentacionin e plotë dhe të rregullt me të dhënat biografike të secilit  punonjës (akademik) duke perfshirë dhe kualifikimin e tij; për personelin akademik, në veçanti, edhe me të dhënat e aktivitetit  mësimor e kërkimor tëpërvitshëm. Të kryejë studime mbi bazën e këtij dokumentacioni dhe të bëjë pastaj propozimet përkatëse  përmirësuese tek Rektori.
  9. Të interesohet për trainimin/kualifikimin e vazhdueshëm të specialistëve të personelit të fakulteteve/instituteve dhe t’i pasqyroje  ato në dokumentet përkatëse.
  10. Të mbajë lidhje të vazhdueshme me specialistet e personelit në fakultete/institute për tëgjitha problemet e punësimit,të kualifikimit, të disiplinës në punë të personelit dhe tëdokumentacionit të personelit.
  11. Të hartojë planin e lejeve të zakonshme vjetore të personelit të UPT dhe të ndjekë zbatimin e tij, duke kryer kontrollet përkatëse.  Për çdo parregullsi të vërë në dijeni menjëherëRektorin dhe nën drejtimin e tij të kryejnë ndërhyrjet përkatëse përmirësuese.
  12. T’i raportojë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të gjitha të dhënat që ajo i kerkon.
  13. Të nxjerrë të dhëna mbi personelin e UPT, kur këto i kërkohen nga drejtuesit e institucionit apo drejtoritë e tjera të Administratës  së Rektoratit.
  14. Të zbatojë të gjithë standardet institucionale të cilësisë që lidhen me aktivitetet (proçeset) e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e punës, duke marrë masa korrigjuese dhe parandaluese në lidhje me parregullsitë që konstatohen në punën e tij.

Drejtoria Ekonomike

Krijuar: 23 Tetor 2009

Drejtor:  Elvana Ndreca Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sektorët: 

  1. Sektori i Buxhetit
  2. Sektori i Financës

DREJTORIA EKONOMIKE

Drejtoria Ekonomike është njësi strukturore, që ka për Mision:

Ndjekjen e zbatimit të të gjitha procedurave financiare të planifikimit dhe realizimit të buxhetit të Universitetit Politeknik dhe të buxheteve të tjera,  bën mbajtjen e dokumentacionit përkatës dhe  raporton për veprimtarinë ekonomike-financiare të UPT, në organizatat financiare shtetërore, Drejtorinë Ekonomike në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Mbështet me shërbime financiare në sasi, cilësi, kohën e duhur dhe në përputhje me standartet e miratuara, në funksion të realizimit të politikave, prioriteteve dhe nevojave të parashikuara nga organet drejtuese dhe administrative të UPT, për realizimin me sukses te procesit mësimor, te programeve te studimit kërkimor shkencor dhe për shërbimet për të tretët.

Bashkëpunon sistematikisht me strukturat dhe organet financiare te Universitetit Politeknik, strukturat dhe organet financiare shtetërore dhe te trete ne përputhje me detyrimet që burojnë nga legjislacioni ne fuqi.

 

Drejtoria Ekonomike   ndjek  këto  detyra :

  1. Në  fillim  të  çdo  viti buxhetor  kryen ndarjen  e  planit  të fondeve  buxhetore  sipas  njësive   ekonomike  nëpër  fakultete  dhe  koordinon  punën  për  realizimin  e  planit  të buxhetit   dhe  të  detyrave  të  tij.
  2. Ndjek shpenzimet  e  buxhetit  dhe  të  fondeve  të  tjera  që  disponon  UPT, rakordon çdo  muaj situacionet  e  shpenzimeve  për  çdo  njësi  ekonomike, si dhe  kryen  rialokime  të  planit  të  shpenzimeve  për çdo  njësi  ekonomike në  bazë  të kërkesës  së tyre  dhe   mundësive  për  rialokim  fondesh.
  3. Kontrollon dhe verifikon ligjshmërinë dhe saktësinë  e veprimeve  financiare  që  lidhen me  shpenzimet  për veprimtarinë e UPT-s,  pagesat  e  personelit, bursat  e  studentëve,  të valutës,  shpenzimeve  operative  dhe  investimeve për të gjitha njësive strukturore të Universitetit.
  4. Kryen kontabilizimin  e fondeve alokuar  Rektoratit  të  UPT  (të  fondeve  të  buxhetit , investime,  valutë,  të  ardhura,  donacione  dhe  projekte), përgatit  çdo  muaj  situacionin  progresiv  të  shpenzimeve (paga, sigurime  shoqërore, valutë, shpenzime operative, bursa,  investime, etj) në  bazë  të  situacioneve  progresive  të  dërguara  nga  çdo  njësi ekonomike dhe  bën  mbylljen  e  bilancit  vjetor  për  UPT.
  5. Ndjek procesin e magaziminit të mallrave që  lëvrohen  për  llogari të Rektoratit të UPT, mban  dokumentacion  sipas  rregullave  financiare  dhe  kryen  rakordimet  për  çdo  njësi  ekonomike.
  6. Me kërkesë të drejtuesve  të  institucionit, bën raporte në  kuadrin e  studimeve  e  aktiviteteve  të miratuara  nga  Rektorati, për njësitë strukturë të Universitetit Politeknik   dhe i raporton ato pranë strukturave eprore në UPT , në Ministri të Arsimit dhe Sportit   etj.
  7. Referuar bazës së të  dhënave  që  disponon, kryen analiza,  bën  studime  e  propozime  për  përmirësimin  e  strukturave  financiare  dhe  të metodave  të  punës.

Specialiste finance :                              

email : 

Drejtoria Juridike

Krijuar: 23 Tetor 2009

Përgjegjës i Sektorit Juridik:  
Email: 

Administratori

Krijuar: 23 Tetor 2009

Administratori: Besmir Ali
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit.Ai është përfaqësues ligjor i institucionit të arsimit të lartë për cështjet financiare dhe administrative, sipas përcaktimeve të këtij ligji.


Z.Besmir Ali,  në cilësinë e Administratorit të Universitetit Politeknik të Tiranës,  ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i  Drejtësisë. Paguhet me pagën sipas lidhjes nr. II të VKM nr.589 datë 17.07.2013 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.545 datë 11.8.2011 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nënpunësve civilë/nënpunësve, zëvendësministit dhe nënpunësve të kabinetit, në kryeministri, aparatet e ministrave të linjës, administratën e presidentit, kuvendit, komisionit qëndror të zgjedhjeve, prokurorinë e përgjithshme, gjykatën e lartë, disa institucone të pavarura, institucione në vatësi të kryeministrit, institucione në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit”, të ndryshuar, kategoria II-b.

 

 

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion