Marrëveshje Bashkëpunimi UPT - Universiteti Toyama i Japonisë

Shtyp
Krijuar: 20 Shkurt 2013 Ndryshimi i fundit: 08 Prill 2014 Data pubblicazione Vizita: 4646

Prej datës 14 - 18 Shkurt 2013, një delegacion i Universitetit të Toyamës, Japoni, i kryesuar nga Dekani i Shkollës "Shkenca dhe Inxhinieria per Kërkim", Prof. Sotomi ISHIHARA, bëri një vizitë në Universitetin tonë. Gjate kësaj vizite, delegacioni u prit nga Rektori i UPT, Akademik Jorgaq KAÇANI, ku u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve tona si dhe u mbajtën dy leksione, me studentë dhe pedagogë të UPT.


Delegacioni u prit edhe nga Ministri i MASH, Prof. Myqerem TAFAJ.
Rektori i UPT, Akademik Jorgaq KAÇANI dhe Dekani i Shkollës "Shkenca dhe Inxhinieria për Kërkim", Prof. Prof. Sotomi ISHIHARA gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit.