Memorandumi UPT - Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT)

Shtyp
Krijuar: 21 Mars 2014 Ndryshimi i fundit: 09 Qershor 2014 Data pubblicazione Vizita: 7751

Me datën 05.03.2014 në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit u nënshkrua MEMORANDUMI i MIRËKUPTIMIT midis Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit (MZHUT) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).

Nga ana e MZHUT, Memorandumi u nënshkrua nga Ministri, Znj. Eglantina GJERMENI, ndërsa nga ana e UPT u nënshkrua nga Rektori, Akad. Jorgaq KAÇANI. 
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kuadro drejtuese të MZHUT dhe UPT, përfaqësues të disa universiteteve të tjera shqiptare, si dhe mjaft përfaqësues nga media e shkruar dhe ajo elektronike.
Znj. GJERMENI dhe Z. Kaçani folën mbi rëndësinë e këtij bashkëpunimi me interes reciprok, si dhe theksuan nevojën e hartimit të një plani masash për vënien në zbatim të këtij bashkëpunimi.