Memorandumi UPT - Posta shqiptare

Shtyp
Krijuar: 21 Mars 2014 Ndryshimi i fundit: 08 Prill 2014 Data pubblicazione Vizita: 5818

Me datën 10.03.2014 në Sallën "Silvano Pedrollo" të Rektoratit të UPT u nënshkrua MEMORANDUMI i BASHKËPUNIMIT midis Postës Shqiptare (PSH) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT).
Nga ana e PSH, Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm, Z. Ardit ÇELA, ndërsa nga ana e UPT u nënshkrua nga Rektori, Akad. Jorgaq KAÇANI.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kuadro drejtuese të PSH dhe UPT, student të UPT, si dhe mjaft përfaqësues nga media e shkruar dhe ajo elektronike.
Z. ÇELA dhe Z. Kaçani folën mbi rëndësinë e këtij bashkëpunimi me interes reciprok, për pranimin e studentëve të UPT për praktika dhe stazhe, përgatitje diplomash dhe mundësi punësimi.
Në mënyrë të veçantë u theksuan edhe disa aspekte favorizuese për studentët e UPT në lidhje me tarifat e shërbimeve që mund t'u ofrohen nga PSH.