Takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri

Shtyp
Krijuar: 25 Shtator 2014 Ndryshimi i fundit: 31 Tetor 2014 Data pubblicazione Vizita: 4595

Në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës,  në datë 23.09.2014, u zhvillua një takim ndërmjet Rektorit të UPT-së Akademik Jorgaq Kacani dhe Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shqipëri, Z. Hidayet Bayraktar. Të pranishëm ishin edhe Zv. Rektori Frederik Premti dhe Zv. Rektori Genti Guxho. 

 

 

 

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve të deritanishme ndërmjet UPT dhe universiteteve turke si dhe mbi vendosjen e bashkëpunimeve të reja në të ardhmen, me ndikim në zhvillimet përkatëse ekonomike.