Projekte
8th International Textile Conference 2018 
The organizers of the 8th International Textile Conference 2018 have a
great honor and pleasure of inviting you to take part in this Conference
to be held from 18th to 19th October 2018, in Tirana, Albania.
The Conference will focus on important topics and issues of European and
global science in the field of textile materials, technologies, fashion,
design and marketing.
ı Garment Manufacturing
ı Textile Processing
ı Biopolymers and Biotechnology
ı Comfort and Wellbeing
ı Developments in Textile Machinery
ı E-activities and E-commerce
ı Ecology and Environment in Textile Production
ı Fibre Physics and Textile Mechanics
ı Finishing, Dyeing and Treatment
ı Medical Textiles
ı Modelling and Simulation
ı Nanotextiles
ı Smart and Interactive Textiles
ı Supply Chain Management and Logistics
ı Technical and Protective Textiles
ı Textile Design and Fashion
ı Textile Education
ı Textile Testing
You are kindly invited to submit abstracts for the Conference by June
10th, 2018.
Abstracts should be submitted via email to 8_ITC_2018@upt-tekstilmoda.org
Please find attached the file guidelines for abstract submission and make
sure that abstracts match with the format required.
Deadline for submission of abstracts is June 10, 2018.
Deadline for submission of full papers is September 10, 2018

NO FEE registration will be charged for UPT staff.
 
 
 
Në Linjë

Kemi 45827 vizitorë e një përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Takim informues mbi aplikimin e Projektit të Përmirësimit/Përditësimit të të dhënave të Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme

Krijuar: 01 Qershor 2016 Ndryshimi i fundit: 26 Korrik 2016 Data pubblicazione Vizita: 3561

Ky takim është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, nën kujdesin e Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani, Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekave z. Ilirjan Muho, Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranës Akademik Jorgaq Kaçanit dhe Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Prof. Gëzim Hasko.

Studentët e Degës së Gjeodezisë, së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, të këtij universiteti u njohën me problematikën aktuale në procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqip ërisë, detajet e projektit të përmirësimit/përditësimit të të dhënave të Regjistrit të Pasurive të Paluajtshme dhe mundësinë e angazhimit të tyre në këtë proces.

Informacioni i servirur është pritur me interes nga studentët dhe pedagogës, pasi jo vetëm që prezanton në vija të përgjithshme problematikën dhe metodologjinë e zbatimit në praktikë të një projekti kaq madhor me interes profesional, por gjithashtu paraqet një mundësi reale të angazhimit dhe punësimit të specialistëve të rinj, diplomantë të Degës së Gjeodezisë së Universitetit Politeknik të Tiranës.

Në interes të këtyre specialistëve do të ishte fakti se bazuar ne legjislacionin ne fuqi, ZRPP ka inicuar kryerjen e projektit per permiresim/perditesimin ne 100 ZK urbane dhe periurbane qe shtrihen ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise, me nje total prej rreth 560 000 pasuri te paluajtshme. Ky projekt do te kryhet nga ZQRPP me financimet e veta duke rekrutuar specialistet perkates nga jashte sistemit.

Numri i specialisteve te nevojshem per kryerjen e proceseve te punes eshte rreth 380 punonjes, ku rreth 180 prej tyre duhet te jene specialiste me profesion Inxhinier Gjeodet.

 Informacion i Përgjithshëm mbi Projektin.

Në zbatim të nenit 64 te Ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme” ku përcaktohet se kushtet dhe procedurat për kryerjen e përmirësimit dhe përditësimit të të dhënave miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, eshte miratuar Vendimi I KM 245, date 30/04/2014 “PËR PËRCAKTIMIN E PROÇEDURAVE DHE KUSHTEVE PËR KRYERJEN E PËRMIRËSIMIT DHE PËRDITËSIMIT TË TË DHËNAVE TË REGJISTRIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”.

Objekti i këtij Vendimi është përcaktimi i proçedurave dhe kushteve për kryerjen e përmirësimit dhe përditësimit të të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme që administrohet në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ne formate dixhitale dhe manuale.

Përmirësimi i të dhënave të regjistrit të pasurive të paluajtshme konsiston në:

  1. saktësimin e të dhënave gjeohapsinore nepermjet krijimit te Hartes Kadastrale,
  2. Saktesimi I te dhenave ne kartelen e pasurive te paluajtshme,
  3. Krijimin e arkives dixhitale te dokumentacionit tekniko-ligjor,
  4. perditesimin e te dhenave te regjistrimit fillestar ne baze te transaksioneve te kryera nga ZVRPP, pas procesit te regjistrimit fillestar;
  5. regjistrimin e pasurive te paluajtshme qe ndodhen brenda kufirit te ZK, te pa regjistruara me pare.

Në përfundim të procesit të përmirësim/përditësimit do te kemi nje regjister te pasurive te paluajtshme ne format dixhital, me te dhena te aktualizuara dhe te standartizuara, dhe me ngarkimin e tyre në sistemin informatik ALBSReP, shërbimet ndaj qytetareve do të jenë më cilësore dhe afatet e kryerjes së tyre do të jenë më të shpejta.

Një nga pjesët më të rëndësishme të regjistrit të pasurive të paluajtshme është Harta Kadastrale. Përmiresimi dhe përditësimi i informacionit gjeohapsinor egzistues dhe krijimi i një Hartë Kadastrale me standarte është një nga sfidat më të mëdha të këtij projekti, gjë e cila kërkon burime njerëzore të specializuara në fushën përkatëse. Kësaj i sherbeu dhe takimi i kryer në Universitetin Politeknik të Tiranës, me përfaqesuesit më të lartë të këtij institucioni dhe me studentët e fushës së Gjeodezisë.

Përmirësimi dhe përditësimi i informacionit gjeografik egzistues do të bazohet në të dhënat e përftuara nga fotografimet ajrore, verifikimi dhe matjet në terren të kufijve fizik të pasurive të paluajtshme, konsultimi me dokumentacionin tekniko-ligjor, etj.

Krijimi i Hartës Kadastrale do të bazohet në metodikat dhe programet informatike bashkëkohore, dhe do të jetë një model informatik dy dimensional, duke lidhur të dhënat gjeohapsinore me ato alfanumerike në një ambjent GIS, në përputhje me strukturën e të dhënave të sistemit informatik ALBSReP, me të cilin është duke punuar ZRPP.

Pamvarsisht nga formimi baze, punonjësit e rinj që do të rekrutohen, fillimisht do të intervistohen dhe më pas do të vijohet me trajnimin e tyre.

Projekti është parashikuar të fillojë në datën 01 Shtator 2016 dhe të zgjasë rreth një vit kalendarik, ndërkohë që para fillimit të këtij procesi, ZRPP duhet të ketë përfunduar me proceset e rekrutimit të punonjësve, trajnimit të tyre, krijimit të infrastrukturës së nevojshme, etj.

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion