NJOFTIM

Shtyp
Krijuar: 13 Dhjetor 2019 Data pubblicazione Vizita: 854

Si rezultat i situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i datës 26 Nëntor 2019, procesi mësimor në UPT u ndërpre përkohësisht deri në datën 13.12.2019. Rektorati, pasi analizoi raportet e vlerësimit të godinave tona dhe duke marrë në konsideratë angazhimin e stafit akademik të FIN e të tjerë në grupet e ekspertizës, vendosi:

Në fakultetet FGJM, FIM, FIE, FTI, FIMIF, FAU mësimi do të rifillojë ditën e Hënë, datë 16.12.2019 për ciklin e parë dhe të dytë të studimit.

Në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, për ciklin e parë dhe të dytë të studimit, mësimi do të rifillojë në datë 06.01.2020.

Struktura mësimore e procesit mësimor ndryshon, duke ju përshtatur situatës së krijuar. Bashkëngjitur do të gjeni strukturën mësimore, të ndryshuar, për vitin akademik 2019-2020, e cila zbatohet për fakultetet FGJM, FIM, FIE, FTI, FIMIF, FAU.

Struktura mesimore e ndryshuar cikli I pare

Struktura mesimore e ndryshuar cikli I dyte