Njoftim - Festohet 50-vjetori i Universitetit të Prishtinës

Shtyp
Krijuar: 03 Mars 2020 Data pubblicazione Vizita: 691

15.02.2020, në Prishtinë, u organizua ceremonia e 50 - vjetorit të Universitetit të Prishtinës.
Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës më 18 nëntor 1969.
Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
Në ceremoninë e 50- vjetorit morën pjesë qeveritarë, rektorë ndërkombëtarë dhe vendorë, përfaqësues të misioneve diplomatike si dhe donatorë e partnerë të tjerë.
Universiteti Politeknik i Tiranës në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional shumëvjecar kishte nderin të përfaqësohej në këtë event nga rektori i institucionit Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe nga dy zv. rektorët Prof. Asoc. Elfrida Shehu dhe Prof. Asoc. Akli Fundo.