Njoftim - Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë informoi studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Shtyp
Krijuar: 04 Mars 2020 Data pubblicazione Vizita: 1065

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë hapi për herë të pestë aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike e Jopublike.
Rreth këtij Programi studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës u informuan nga zv. ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lorena Haxhiu në bashkëpunim me Zyrën e Karrierës së UPT-së.
Qëllimi i Praktikave të Punës ishte përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale të studentëve, për t’ju mundësuar kalimin e suksesshëm, nga universiteti drejt tregut të punës.
Të rinjtë që ishin të interesuar të përfitonin një përvojë pune në Administratën Publike zgjodhën institucionin në qytetin ku jetonin që të mund të bëheshin pjesë e programit, për të fituar eksperiencën e dëshiruar të punës nëpërmjet portalit të Praktikave: http://praktika.arsimi.gov.al/
Këtë vit ishin 2500 pozicione për praktikantë që iu dhanë mundësinë të rinjve profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kishin përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve ‘Bachelor’ dhe nuk kishin qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme. Ata zgjodhen sektorin që u interesonte si dhe u përzgjodhën nga aftësitë shumë të mira analitike e komunikimi. Pas vlerësimit të aplikimeve Institucionet përkatëse lajmëruan fituesit nëpërmjet adresës së tyre elektronike.
Faza e parë e këtij Programi, e njohur si ‘periudha e praktikës’ do të zgjatë tre muaj dhe do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike dhe është pa pagesë. Ndërkohë faza e dytë ofron mundësinë për të fituar kontratën një – vjeçare të punës, bazuar në performancën individuale dhe kërkesat e vetë institucioneve.