Njoftim – Hapet thirrja për pjesëmarrje në konkursin “Ҫmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2020”

Shtyp
Krijuar: 01 Korrik 2020 Data pubblicazione Vizita: 339

Njoftohen të gjithë studentët e diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës gjatë periudhës tetor 2019 – tetor 2020, se Banka e Shqipërisë ka shpallur të hapur konkursin “Ҫmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2020”.
Studentët do të konkurojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik, ekonomiksin monetar e ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar etj.
Përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë për këtë qëllim.
Afati i fundit i dorëzimit të temave: 31 tetor 2020.

Për më shumë informacion, klikoni në https://www.bankofalbania.org/