Ceremonia - 60 vjetori i UPT

Shtyp
Krijuar: 10 Nentor 2011 Data pubblicazione Vizita: 4798

Ceremonia me rastin e 60 vjetorit të UPT-së. 

Me rastin e 60 vjetorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, në sallën “Silvano Pedrollo”, të Rektoratit të tij, u zhvillua në datë 1 Nëntor 2011, një Ceremoni solemne, e cila shënon përfundimin e konferencave shkencore dhe aktiviteteve të shumta të organizuara gjatë vitit të 60 vjetorit në të gjitha fakultetet dhe institutin e UPT-së. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i vendit, Z. Sali BERISHA, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësi të shumta diplomatike, rektorë të universiteteve të huaja, stafi akademik si edhe studentë të këtij universiteti. “60 vjet histori akademike dhe kërkime shkencore”Ky ka qenë slogani, i cili ka mbushur bulevardin “Dëshmoret e Kombit” dhe ka përfaqësuar më së miri këtë eveniment të rëndësishëm për arsimin e lartë në Shqipëri. Në këto vite jetë, Universiteti Politeknik i Tiranës ka diplomuar breza të tërë inxhinierësh, të cilët punojnë sot në sektorë të rëndësishëm të jetës së vendit.

 

Fotot mund t'i shikoni një dritare të re.