Njoftim- Thirrje per abstrakte per konferencen "REAL ESTATE & LAND PLANNING" (RELAND 2018)-shtator 2018

Shtyp
Krijuar: 12 Janar 2018 Data pubblicazione Vizita: 667
Në datat 4-8 Shtator 2018, në Myconos,  Greqi  do të mbahet Konferenca e Parë Ndërkombetare: “Real Estate & Land Planing”, RELAND 2018, i organizuar nga Universiteti  Aristotel  në Selanik.
RELAND synon të mundësojë mbledhjen në një forum ndërkombëtar të kërkuesve dhe praktikantëve  me qëllim eksplorimin e zhvillimeve në shkencën e vlerësimit dhe çështjeve të  pasurive të paluajtshme.
Në këtë kontekst, ju bëjmë me dije se ka filluar faza e thirrjes për abstrakte për artikuj, prezantime, postera etj.
Afati për dorëzimin e abstraktit është 31 Janar 2018.
Për afate të tjera dhe detaje vizitoni faqen zyrtare të konferencës: http://reland.web.auth.gr