Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Njoftim- WORKSHOPI "Qytetet dhe Energjia"

Krijuar: 13 Shkurt 2018 Data pubblicazione Vizita: 216
Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit organizoi workshopin me temë "Qytetet dhe Energjia". Ky aktivitet u zhvillua në datë 2 shkurt 2018  dhe u mundësua nga Ambasada Hollandeze në Tiranë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin Erasmus të Roterdamit.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Ambasada Hollandeze e cila përfaqësohej nga Zv.Ambasadorja Znj. Petra Heylen, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Prof.Asoc. Gëzim Hasko, si dhe pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Aktiviteti u organizua në dy pjesë. Në pjesën e parë pas përshëndetjeve të rastit nga të ftuarit dhe organizatorët,  Dr.Ogenis Brilhante- Shefi i Departamentit të Infrastrukturës dhe Qyteteve të Gjelbra pranë EUR, mbajti një leksion të hapur në lidhje me qytetet e gjelbra dhe efiçencën e energjisë në banesa.
Në fund të pjesës së parë u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve, ku në takim mori pjesë dhe Prof.Asoc. Elfrida Shehu. Zv.Rektore e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në pjesën e dytë të aktivitetit u zhvillua një workshop i dedikuar punës së bërë nga studentët e Departamentit të Inxhinierisë së Mjedisit në lidhje me:
 Auditimin e energjisë së banesave residenciale
 Auditimit të energjisë së ndërtesës publike (kopësht)
 Auditimit të energjisë së ndriçimit publik
Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e çertifikatave për të gjithë studentët të cilët u përfshinë në grupet e punës.
 
 
                                                                                  
 
 
 
 
 
 
 
 
Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion