Kemi 312 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Amazon Web Server organizon evente në të gjithë botën me motivin kryesor që të rinjtë, studentët apo të apasionuarit mbas teknologjisë të jenë të informuar në lidhje me teknologjitë e fundit duke ju dhënë mundësi edhe ti provojnë online pa asnjë lloj pagese.
Eventi i rradhës do të organizohet në datë 24 Shtator 2018 në orën 18:00 në sallën Silvano Pedrolo në ambjentet e rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku do të flitet në lidhje me teknologjinë cloud, inteligjencën artificiale, komunikim interaktiv me Robot Alexa etj.
Eventi do të jetë pa pagesë i hapur për të gjithë të interesuarit. Më shumë informacion në lidhje me eventin do të gjeni në: https://www.meetup.com/AWS-User-Group-Tirane/events/252162977/