“Amazon Web Server” - 24 Shtator 2018, ora 18:00, Salla Silvano Pedrolo, Universiteti Politeknik i Tiranës

Shtyp
Krijuar: 07 Shtator 2018 Data pubblicazione Vizita: 167

Amazon Web Server organizon evente në të gjithë botën me motivin kryesor që të rinjtë, studentët apo të apasionuarit mbas teknologjisë të jenë të informuar në lidhje me teknologjitë e fundit duke ju dhënë mundësi edhe ti provojnë online pa asnjë lloj pagese.

Eventi i rradhës do të organizohet në datë 24 Shtator 2018 në orën 18:00 në sallën Silvano Pedrolo në ambjentet e rektoratit të Universitetit Politeknik të Tiranës, ku do të flitet në lidhje me teknologjinë cloud, inteligjencën artificiale, komunikim interaktiv me Robot Alexa etj.

Eventi do të jetë pa pagesë i hapur për të gjithë të interesuarit.  Më shumë informacion në lidhje me eventin do të gjeni në:  https://www.meetup.com/AWS-User-Group-Tirane/events/252162977/