Drejtoria e Bibliotekës Shkencore

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 08 Janar 2021 Vizita: 19063

Drejtoria e Bibliotekës Shkencore

Drejtore: MSc Mimoza Shkodrani

Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Organizimi strukturor i Bibliotekës Shkencore: njësi strukturore ndihmëse e UPT-së.

 Sektorët:

Specialist finance

Magazinier

Punonjës mirëmbajtje

Restauruese

Punonjës pastrimi

 

Misioni dhe veprimtaria

Biblioteka Shkencore e Universitetit Politeknik është institucion kulturor dhe informues dhe e ushtron veprimtarinë e vet në shërbim të procesit mësimor, edukativ, të formimit profesional dhe të veprimtarisë shkencore të Universitetit Politeknik të Tiranës. Biblioteka mbështet studentët dhe stafin akademik në punën shkencore përmes sigurimit të informacionit në fushat e interesit të tyre.

 Veprimtaria e Bibliotekës Shkencore realizohet nëpërmjet:

  1. Përpunimit standard të materialeve bibliotekare
  2. Përgatitjes dhe shpërndarjes së informacionit bibliotekar – bibliografik.
  3. Krijimit dhe mirëmbajtjes së katalogut përmbledhës të pasurisë bibliotekare kombëtare dhe asaj të huaj.
  4. Shkëmbimit dhe huazimit ndërbibliotekar.

 

Drejtoria e Bibliotekës Shkencore:

 

  1. Planifikon, organizon dhe ndjek veprimtarinё e institucionit për funksionimin e veprimtarisë së tij, bazuar nё legjislacionin shqiptar, në bashkëpunim me strukturat dhe organet e UPT-së, si dhe mbёshtetur dhe ndihmuar nga kёshilli i bibliotekës si organ këshillimor i drejtuesit.
  2. Organizon dhe kontrollon punёn për të siguruar shërbime informuese për studentët, personelin mësimdhënës e administrativ, si dhe për persona të tjerë, nëpërmjet aparatit informativ të bibliotekës si dhe në përputhje me rregulloren e bibliotekës.
  3. I propozon Rektoratit të UPT, projektbuxhetet e nevojshme për ngritjen, funksionimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve bibliotekare dhe informuese. Këto fonde parashikojnë funksionimin e veprimtarisë së Bibliotekës Shkencore dhe atë të bibliotekave të fakulteteve në varësi të saj (krijim fondi për pasurimin e bibliotekës, infrastrukturë, krijim dhe përditësim të sistemeve elektronike të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave, trajnime, etj). Ndjek dhe kontrollon zbatimin e të gjitha procedurave të planifikimit dhe realizimit të tyre brenda institucionit.
  4. Përcakton politikat e pasurimit të koleksioneve të bibliotekës. Siguron informacione mbi to dhe shfrytëzimin e tyre.
  5. Ndjek, koordinon dhe kontrollon proceset e pasurimit të koleksioneve të Bibliotekës Shkencore si dhe atë të bibliotekave të fakulteteve në varësi të saj (me blerje, shkëmbim dhe dhurata). Siguron që ai të kryhet mbi bazën e një gjykimi të pavarur profesional, në këshillim me mendimin dhe plotësimin e kërkesave të përdoruesve, në bashkëpunim me fakultetet /dekanatet dhe stafin akademik të U.P.T –së, si edhe me institucione të tjera kulturore, shkencore, edukative dhe informuese.
  6. Organizon dhe ndjek punën për të krijuar marrëdhënie shkëmbimi dhe huazimi me bibliotekat homologe, në shërbim të plotësimit të kërkesave të përdoruesve si dhe në përputhje me rregullat e bashkëpunimit bibliotekar ndërkombëtar.
  7. Siguron lidhje bashkëpunimi me biblioteka universitare, për shkëmbim informacioni e statistikash në fushën e bibliotekave dhe bibliotekonomisë.
  8. Planifikon, organizon dhe ndjek shpërndarjen dhe promovimin e materialeve shkencore në gjuhë të huaj të stafit akademik që përfaqësojnë zhvillimet studimore, kërkimore e shkencore të UPT-së (“Buletini i Shkencave Teknike”, “Journal of Natural and Technical Sciences”, etj), në të gjitha bibliotekat brenda dhe jashtë vendit, me të cilat BSH ka marrëdhënie shkëmbimi ndërbibliotekare mbi bazën e reciprocitetit.
  9. Ndjek dhe kontrollon realizimin e proceseve të përpunimit standard të materialeve bibliotekare: pregatitjen dhe shpërndarjen e informacionit bibliotekar – bibliografik, krijimin dhe mirëmbajtjen e katalogëve të bibliotekës, zbatimin e teknikave dhe standardeve bibliotekare, etj.
  10. Organizon dhe kontrollon zbatimin nё kohё e me cilёsi tё planeve tё sektorёve dhe bibliotekave të fakulteteve në varësi të saj, si dhe realizimin e detyrave tё tyre.
  11. Siguron lidhje me Bibliotekën Kombëtare (Qendër e kualifikimit profesional në nivel kombëtar) për zbatimin e standardeve dhe rekomandimeve të organizatave dhe organizmave përkatës ndërkombëtare, për zhvillimin e veprimtarisë bibliotekare të institucionit, për shkëmbim përvoje dhe informacione.
  12. Orienton dhe kontrollon punёn pёr trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm profesional tё punonjёsve.