Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 06 Prill 2016 Vizita: 14975

Drejtor: Stela Jorgji (Fortuzi)

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sektorët:

Sektori i Arkivës dhe Protokollit - Specialiste: Luiza Hysi

Misioni i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore fokusohet në trajtimin e këtyre problemeve specifike:

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka këto detyra, përgjegjësi dhe kompetenca:

  1. Njohja me objektivat dhe politikën e UPT në fushën e personelit.
  2. Ndjek dhe realizon përmirësimin e strukturave organizative duke bërë propozimet përkatëse.
  3. Ndjek proçedurat e punësimit, të apelimit të kandidatëve jo fitues në punësim, të sistemimit në punë dhe të largimit nga puna, të kualifikimit, të kontrollit të disiplinës dhe marrjes së masave disiplinore të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe  administrativ), duke marrë pjesë aktive në realizimin e veprimeve që i takojnë gjatë zbatimit të procedurave.
  4. Të bashkëpunojë me Rektorin në lidhjen e kontratave të punës të personelit të UPT (akademik, ndihmës dhe administrativ).
  5. Të gjejë format dhe të bëjë përpjekje të vazhdueshme për njohjen e gjëndjes së problemeve të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) në programet e studimit, në departamentet, në administratën e fakulteteve/instituteve.
  6. Të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve, për të ndërtuar projekt planet e punësimit dhe të kualifikimit  të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ), të cilat t’ia paraqesë Rektorit për shqyrtim dhe miratim.
  7. Të ndjekë dhe kontrollojë realizimin e planeve të kualifikimit të personelit (akademik, ndihmës dhe administrativ) dhe rezultatet e  kontrollit t’ia paraqesë Rektorit. Nën drejtimin e Rektorit, të bashkëpunojë me dekanët e fakulteteve/drejtorët e instituteve për  përcaktimin dhe zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese për përmirësimin e nevojshëm të gjëndjes.
  8. Të mbajë dhe ruajë dokumentacionin e rekrutimit, dokumentacionin e plotë dhe të rregullt me të dhënat biografike të secilit  punonjës (akademik) duke perfshirë dhe kualifikimin e tij; për personelin akademik, në veçanti, edhe me të dhënat e aktivitetit  mësimor e kërkimor tëpërvitshëm. Të kryejë studime mbi bazën e këtij dokumentacioni dhe të bëjë pastaj propozimet përkatëse  përmirësuese tek Rektori.
  9. Të interesohet për trainimin/kualifikimin e vazhdueshëm të specialistëve të personelit të fakulteteve/instituteve dhe t’i pasqyroje  ato në dokumentet përkatëse.
  10. Të mbajë lidhje të vazhdueshme me specialistet e personelit në fakultete/institute për tëgjitha problemet e punësimit,të kualifikimit, të disiplinës në punë të personelit dhe tëdokumentacionit të personelit.
  11. Të hartojë planin e lejeve të zakonshme vjetore të personelit të UPT dhe të ndjekë zbatimin e tij, duke kryer kontrollet përkatëse.  Për çdo parregullsi të vërë në dijeni menjëherëRektorin dhe nën drejtimin e tij të kryejnë ndërhyrjet përkatëse përmirësuese.
  12. T’i raportojë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të gjitha të dhënat që ajo i kerkon.
  13. Të nxjerrë të dhëna mbi personelin e UPT, kur këto i kërkohen nga drejtuesit e institucionit apo drejtoritë e tjera të Administratës  së Rektoratit.
  14. Të zbatojë të gjithë standardet institucionale të cilësisë që lidhen me aktivitetet (proçeset) e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Të përmirësojë vazhdimisht cilësinë e punës, duke marrë masa korrigjuese dhe parandaluese në lidhje me parregullsitë që konstatohen në punën e tij.