Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Shtyp
Krijuar: 28 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 08 Qershor 2017 Vizita: 10692

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Drejtor: Dr. Gjergji Islami Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialiste: Ing. Manuela Pasho Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (DSBC) të Universitetit Politeknik të Tiranës është ngritur me vendim të senatit të UPT datë 26.03.2009 dhe varet nga Rektori i UPT.
DSBC funksionon në bazë të Ligjit Nr. 9741, dt. 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqiperisë”.
DSBC ka një strukturë organizative të përbërë nga punonjësit e qëndrës:

  1. Drejtuesi i DSBC
  2. Specialisti i DSBC
  3. Përfaqësuesi i administratës së Rektoratit të UPT
  4. Përfaqësuesit e fakulteteve (një anëtar i stafeve akademike),
  5. Një student i viteve të larta të programeve të studimit
  6. Ekspert i jashtëm.

Drejtoria e  Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë vendos lidhje bashkëpunimi me dekanët, drejtorët e instituteve, drejtuesit e programeve të studimit, përgjegjësit e departamenteve dhe organizatat studentore të UPT.