Projekte

Projekti KHE-STO

Programi: IPA ADRIATIC

Kohëzgjatja: 2013 - 2015

Website: http://khe-sto.info/

Përshkrimi teknik: KHE-STO (Know-How Enhancement for Sustanible Transportation Organization / Përmirësimi i Njohurive për një Organizim të Qëndrueshëm të Transportit) është për rritjen e njohurive mbi transport

 

Lista: Projekte Evropiane dhe Kombëtare - 2008 - 2015 dhe në vazhdim

Në Linjë

Kemi 276 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Drejtoria Ekonomike

Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 24 Qershor 2016 Vizita: 10192

Drejtor:  Elvana Ndreca Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sektorët: 

  1. Sektori i Buxhetit
  2. Sektori i Financës

DREJTORIA EKONOMIKE

Drejtoria Ekonomike është njësi strukturore, që ka për Mision:

Ndjekjen e zbatimit të të gjitha procedurave financiare të planifikimit dhe realizimit të buxhetit të Universitetit Politeknik dhe të buxheteve të tjera,  bën mbajtjen e dokumentacionit përkatës dhe  raporton për veprimtarinë ekonomike-financiare të UPT, në organizatat financiare shtetërore, Drejtorinë Ekonomike në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Mbështet me shërbime financiare në sasi, cilësi, kohën e duhur dhe në përputhje me standartet e miratuara, në funksion të realizimit të politikave, prioriteteve dhe nevojave të parashikuara nga organet drejtuese dhe administrative të UPT, për realizimin me sukses te procesit mësimor, te programeve te studimit kërkimor shkencor dhe për shërbimet për të tretët.

Bashkëpunon sistematikisht me strukturat dhe organet financiare te Universitetit Politeknik, strukturat dhe organet financiare shtetërore dhe te trete ne përputhje me detyrimet që burojnë nga legjislacioni ne fuqi.

 

Drejtoria Ekonomike   ndjek  këto  detyra :

  1. Në  fillim  të  çdo  viti buxhetor  kryen ndarjen  e  planit  të fondeve  buxhetore  sipas  njësive   ekonomike  nëpër  fakultete  dhe  koordinon  punën  për  realizimin  e  planit  të buxhetit   dhe  të  detyrave  të  tij.
  2. Ndjek shpenzimet  e  buxhetit  dhe  të  fondeve  të  tjera  që  disponon  UPT, rakordon çdo  muaj situacionet  e  shpenzimeve  për  çdo  njësi  ekonomike, si dhe  kryen  rialokime  të  planit  të  shpenzimeve  për çdo  njësi  ekonomike në  bazë  të kërkesës  së tyre  dhe   mundësive  për  rialokim  fondesh.
  3. Kontrollon dhe verifikon ligjshmërinë dhe saktësinë  e veprimeve  financiare  që  lidhen me  shpenzimet  për veprimtarinë e UPT-s,  pagesat  e  personelit, bursat  e  studentëve,  të valutës,  shpenzimeve  operative  dhe  investimeve për të gjitha njësive strukturore të Universitetit.
  4. Kryen kontabilizimin  e fondeve alokuar  Rektoratit  të  UPT  (të  fondeve  të  buxhetit , investime,  valutë,  të  ardhura,  donacione  dhe  projekte), përgatit  çdo  muaj  situacionin  progresiv  të  shpenzimeve (paga, sigurime  shoqërore, valutë, shpenzime operative, bursa,  investime, etj) në  bazë  të  situacioneve  progresive  të  dërguara  nga  çdo  njësi ekonomike dhe  bën  mbylljen  e  bilancit  vjetor  për  UPT.
  5. Ndjek procesin e magaziminit të mallrave që  lëvrohen  për  llogari të Rektoratit të UPT, mban  dokumentacion  sipas  rregullave  financiare  dhe  kryen  rakordimet  për  çdo  njësi  ekonomike.
  6. Me kërkesë të drejtuesve  të  institucionit, bën raporte në  kuadrin e  studimeve  e  aktiviteteve  të miratuara  nga  Rektorati, për njësitë strukturë të Universitetit Politeknik   dhe i raporton ato pranë strukturave eprore në UPT , në Ministri të Arsimit dhe Sportit   etj.
  7. Referuar bazës së të  dhënave  që  disponon, kryen analiza,  bën  studime  e  propozime  për  përmirësimin  e  strukturave  financiare  dhe  të metodave  të  punës.

Specialiste finance :                              

email : 

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion