Diplomimi

Shtyp
Kategoria kryesore: Universiteti
Krijuar: 28 Tetor 2011 Ndryshimi i fundit: 27 Qershor 2014 Data pubblicazione
Super User Vizita: 51211

9741, datë 21.5.2007

PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

I NDRYSHUAR ME

LIGJET

Nr.9832, datë 12.11.2007

Nr.10 307, datë 22.7.2010

Neni 88

Studentët e regjistruar në një program studimi, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë studimet e tyre me të njëjtin program studimi për kohëzgjatjen normale të tij. Studentët mbetës do të marrin një diplomë në varësi të afateve të studimeve të tyre dhe kurrikulës.

Studimet pasuniversitare në institucionet e arsimit të lartë do të vazhdojnë deri në përfundimin e studentëve të regjistruar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 Neni 89

Diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur 3 vite (6 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas sistemit të Bolonjës, janë ekuivalente me diplomat e nivelit të parë.

Diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (8 semestra), deri në përshtatjen e studimeve sipas sistemit të Bolonjës, janë ekuivalente me diplomat e integruara të nivelit të dytë.

Diplomat e fituara në studimet në kuadër të “Shkollës pasuniversitare të studimeve të thelluara” janë ekuivalente me diplomat “Master i Nivelit të Dytë”.

 Neni 99/2

  1. Diplomat e nivelit të parë (DNP), të lëshuara ose të ekuivalentuara me to, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Bachelor”.
  2. Diplomat e nivelit të dytë (DND) dhe diplomat e integruara të nivelit të dytë (DIND), që kanë grumbulluar në studimet universitare, së paku, 300 kredite, të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”.
  3. Diplomat e studimeve universitare, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (tetë semestra), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master i shkencave” dhe “Master i arteve të bukura”.
  4. Diplomat “Master i Nivelit të Parë” (MNP), të lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ekuivalente me diplomën universitare “Master profesional”.