Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës

Shtyp
Krijuar: 02 Shtator 2013 Ndryshimi i fundit: 05 Shtator 2017 Vizita: 34957

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)

http://fau.edu.al

 

Dekani: Prof. Florian Nepravishta 

Email: 

 

 

Tradita prej vitit 1969

Tradita që mbart sot Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës daton që me fillimet e studimeve universitare në Shqipëri. Sot, pas pothuajse gjysëm shekulli histori FAU, vazhdon të jetë lider i edukimit dhe kërkimit në Arkitekturë dhe Urbanistikë. Ky rrugëtim përbën sot edhe pikën më të forte të kësaj njësie mbi të cilën është ndërtuar reputacioni dhe është fituar besueshmëria.
Në vitin 1951 u krijua Instituti Politeknik i Tiranës. Kjo datë shënon edhe fillimet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Në atë kohë, në strukturën e Institutit të Lartë Politeknik bënin pjesë tri drejtime: Ndërtim, Mekanik dhe Elektrik.
Në vitin 1957, Instituti Politeknik shndërrohet në Universitetin e Tiranës. Pranë këtij universiteti u strukturua Fakulteti i Inxhinierisë në përbërje të të cilit ishte edhe Dega Ndërtim. Fillimisht, studentët formoheshin në këtë degë si Inxhinierë, e më vonë me titullin Inxhinier – Arkitekt.
Për herë të parë në vitin 1969 filluan studimet për Arkitekturë, që në vitin e parë. 24 studentët e parë u pranuan pasi kaluan një konkurs pranimi. Ky ishte brezi i parë me titullin Arkitekt që u diplomua në vitin 1974. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit u krijua ne vitin 1983, në kuadrin e Universitetit të Tiranës. Dega Arkitekturë u bë pjesë e këtij fakulteti.
Më pas, në vitin 1984, Katedra e Urbanistikës u nda nga ajo e Arkitekturës.
Në vitin 1993 u krijua Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili ishte funksional deri në fillim të vitit 2013.
Së fundmi, në Janar të vitit 2013, me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 28, datë 31.01.2013 u krijua Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, i cili mbart mbi vete traditën dhe përvojën dhjetravjeçare të Universitetit Politeknik të Tiranës në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.
Sot, ky fakultet ofron një paketë të plotë akademike me studime në të treja ciklet.
Për herë të parë në vitin 2009 u miratuan Studimet e Doktoraturës në Arkitekturë dhe Urbanistikë me VKM Nr. 1116, dt. 13.11.2009. Ky nivel studimi u ofrua për herë  të parë në Shqipëri nga FAU.

Departamentet:

1. Departamenti i Arkitekturës (DA)
2. Departamenti i  Urbanistikës (DU)
3. Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës (DRTA)
4. Qëndra e Kërkimit Shkencor (QKSH)


Diploma:


BACHELOR
në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn 
MASTER SHKENCOR në degën Arkitekturë dhe Urbanistikë (Program i integruar studimi 5 vjecar)
MASTER PROFESIONAL në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës


PhD 
në Arkitekturë, Urbanistikë dhe Restaurim