Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike

Shtyp
Krijuar: 15 Dhjetor 2009 Ndryshimi i fundit: 17 Tetor 2016 Vizita: 21636

 

FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE (FIE)

http://www.fie.upt.al/

Dekani: Prof.Dr. Orion Zavalani

Email: 

 

 
Historik i shkurtër

1951 Themelohet Instituti Politeknik në Tiranë; në të bënte pjesë dhe Fakulteti Elektroteknik.

1953 Filloi sistemi pa shkëputje nga puna për përgatitjen e Inxhinierëve Elektrik.

1954 Me shkresë zyrtare, miratohen Fakulteti Elektroteknik dhe katedrat e para të tij.

1957 Më 16 Shtator themelohet Universiteti Shtetëror i Tiranës që përfshiu Institutin Politeknik me katër degë.

1969 Ish dega Elektrike u nda në dy profile: Elektrifikimi i Industrisë dhe Centralet elektrike.

1983 Fakulteti i Inxhinierisë ndahet në dy fakultete: Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike(FIME) dhe në atë të Inxhinierisë Ndërtimit(FIN).

1991 Ish Universiteti Shtetëror i Tiranës(USHT) ndahet në dy Universitete:

Universiteti Politeknik i Tiranës(UPT) që fiton statusin e një universiteti publik të pavarur i cili kishte në përbërjen e tij fakultetet inxhinierike që u shkëputën nga (USHT) me 4 fakultete, ndër të cilët Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike me dy Departamente, Elektrik dhe Elektronik.

1996 Në bazë të propozimit të UPT, miratohet nga MASH, Shkolla e Edukimit në Distancë.

2008 Me propozim të MASH dhe VKM ish Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike(FIE) (1991-2007) ndahet në dy fakultete: Fakulteti i inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Informacionit. Fakulteti i inxhinierisë Elektrike ka në përbërjen e tij tri departamente:

 Departamentet

  1. Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë
  2. Departamenti i Elektroteknikës
  3. Departamenti i Automatikës

Diplomat

BACHELOR në Inxhinieri Elektrike

  1. Profili energjitikë
  2. Profili automatizim i industrisë

MASTER SHKENCOR në Inxhinieri Elektrike

  1. Profili Energjitikë
  2. Profili Automatizim i Industrisë

Doktoratura në:

  1. Elektroenergjitikë
  2. Automatizim Industri
  3. Elektroteknikë