Shpallen 5 veprat më të mira nga studentët.
Vendi i pare - grupi me kod: 00711 (3 studentë nga Tetova)
Vendi i dytë - grupi me kod: 25123 dhe N1H1L
Vendi i tretë - grupi me kod: 51687 dhe EH211
Për të dytin vit radhazi, TEG ka mirëpritur dhe mbështetur aktivitetin krijues të studentëve të arkitekturës, pjesëmarrës në konkursin ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2023”, organizuar nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, në partneritet me Fondacionin Mane, programin B4Students dhe organizatën GO2 Albania.
18 ndriçues për mjedise urbane dhe të interierit, të krijuara me materiale të ricikluara nga studentët pjesëmarrës dhe të ekspozuara në TEG janë vlerësuar nga juria në eventin e datës 13 tetor ku janë shpallur 5 projektet më të mira.
Juria ishte e përberë nga:
1 - Spiro Bakellbashi - Kryetar (Shqipëri)
2- Andrea Maliqari (Shqipëri)
3- Arbër Sadiki (Kosovë)
4- Armand Vokshi (Shqipëri)
5- Denada Veizaj (Shqipëri)
6- Jurtin Hajro (Shqipëri)
7- Matilda Pando (Shqipëri)
8- Kujtim Elezi (Maqedonia e Veriut)
9- Ered Sali (Shqipëri)
Studentët dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës janë të ftuar të marrin pjesë në aktivitetin Climate Ambition Event, i cili zhvillohet te Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë -Filologjisë, më datë 23 tetor 2023.
Aktiviteti do të ketë në fokus ndryshimet klimaterike, impaktin e tyre dhe çfare të rinjtë mund të bëjnë për të adresuar këtë fenomen.
Informacionin e plotë mbi aktivitetin, organizatorët, tematikën dhe axhendën e tij e gjeni më poshtë.
Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Andrea MALIQARI, më datë 16 tetor 2023, në emër të studentëve dhe profesorëve të Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët janë inkurajuar të bashkëpunojnë me universitetet japoneze në kuadrin e programeve të shkëmbimit dhe studimit me universitetet japoneze, vlerësoi me Certifikate Mirënjohjeje Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Z. Mitsuyuki TAKADA me motivacionin:
“Me mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e Tij të vazhdueshme, nëpërmjet promovimit dhe realizimit të shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve të Universitetit Politeknik të Tiranës me universitetet japoneze.”
Certifikata e Mirënjohjes iu dorëzua Ambasadorit Takada në UPT, në prani të profesorëve të UPT - së dhe profesorëve të disa universiteteve japoneze, të cilët ndodhen këto ditë në Tiranë për bashkëpunimin shkencor në nivel universitar.
Vini re!
Zaha Hadid, Grafton Architects, SANAA, Liz Diller, Benedetta Tagliabue, Lina Bo Bardi, Gae Aulenti, Cini Boeri... e deri tek Valentina Pistoli e Shpresa Leka,
çfarë kanë të përbashkët?
Nesër janë të gjitha arkitektet së bashku në një ekspozitë unike.
Ajo quhet:
BUONE NUOVE
Women Changing Architecture
18.10.2023,
ora 18:00
Piramida e Tiranës, kubi U9
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë
Mos mungoni!