|
Me datën 12.07.2012 në ambientet e Rektoratit të UPT u nënshkrua MEMORANDUMI i MIRËKUPTIMIT për “BASHKËPUNIM NË FUSHËN E MBROJTJES SË MJEDISIT” midis Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (MMPAU) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT). Nga ana e MMPAU, Memorandumi u nënshkrua nga Ministri, Z. Fatmir MEDIU, ndërsa nga ana e UPT u nënshkrua nga Rektori, Akad. Jorgaq KAÇANI. Ne ceremonine e nënshkrimit morën pjese kuadro drejtuese të MMPAU dhe UPT si dhe mjaft përfaqësues nga media e shkruar dhe ajo elektronike. Z. Mediu dhe Z. Kaçani folen mbi rëndësine e ketij bashkëpunimi me interes reciprok, si dhe theksuan nevojën e hartimit të një plani masash për vënien në zbatim të këtij bashkepunimi. |
|
Përditësimi E hënë, 16 Korrik 2012 09:50 |
|
|
Përmes Projektit ERA2012 (Electronic Resources for Albania) aksesi në një gamë të gjerë të burimeve elektronike me tekst të plotë me cilësi të lartë është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekave në shumë institucione në Shqipëri. Vizitoni faqen e internetit për më shumë informacion:
|
|
Përditësimi E hënë, 30 Janar 2012 14:44 |
|
Fondi ekselencës 2012-2013 |
|
|
|
|
Fondi i Ekselences, hapen procedurat per vitin 2012-2013 Informohuni në Lidhjen: Bursa - Çmime - Shperblime |
|
Përditësimi E mërkurë, 28 Dhjetor 2011 09:28 |
|
Ceremonia - 60 vjetori i UPT |
|
|
|
|
Ceremonia me rastin e 60 vjetorit të UPT-së.  | Me rastin e 60 vjetorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, në sallën “Silvano Pedrollo”, të Rektoratit të tij, u zhvillua në datë 1 Nëntor 2011, një Ceremoni solemne, e cila shënon përfundimin e konferencave shkencore dhe aktiviteteve të shumta të organizuara gjatë vitit të 60 vjetorit në të gjitha fakultetet dhe institutin e UPT-së. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i vendit, Z. Sali BERISHA, anëtarë të kabinetit qeveritar, përfaqësi të shumta diplomatike, rektorë të universiteteve të huaja, stafi akademik si edhe studentë të këtij universiteti. “60 vjet histori akademike dhe kërkime shkencore” | | Ky ka qenë slogani, i cili ka mbushur bulevardin “Dëshmoret e Kombit” dhe ka përfaqësuar më së miri këtë eveniment të rëndësishëm për arsimin e lartë në Shqipëri. Në këto vite jetë, Universiteti Politeknik i Tiranës ka diplomuar breza të tërë inxhinierësh, të cilët punojnë sot në sektorë të rëndësishëm të jetës së vendit. |
|
|
Përditësimi E mërkurë, 04 Prill 2012 09:41 |
|
Lexo më ....
|
|
Me ftesë të Pr esidentit të Universitetit Verilindor (NEU), Shenyang, Kinë, Z. Lieyun DING, një delegacion i UPT, i përbërë nga Rektori i UPT, Akademik Jorgaq KAÇANI, Kryetar dhe Prof. Dr. Frederik PREMTI, Zv. Rektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkencë, vizitoi Universitetin Verilindor të Shenyangut, për të diskutuar mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve tona në fushat me interes të përbashkët dhe për të nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit përkatës. |
|
Përditësimi E premte, 02 Dhjetor 2011 13:45 |
|
Lexo më ...
|
|
|
|
|
Faqja 2 nga 2 |