Projects
Photo PUT
Fill:
Who's Online?
We have 7 guests online|
|
| Pranime |
|
|
|
| Written by Administrator |
| Thursday, 29 September 2011 11:41 |
|
There are no translations available. Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të parë 1. Mbështetur në Ligjin 9741, dt.21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë, apo program të integruar studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, ose të zotërojë një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë shtetit, të vlerësuar nga MASH si ekuivalente me të, ose të zotërojë një diplomë të lëshuar nga një institucion i Arsimit të Lartë. 2. Kandidatët fitojnë të drejtën për t’u regjistruar në një program studimi të ciklit të parë, nëse mbi bazën e kritereve të vendosura, renditen nga MASH në listën e fituesve, për atë program. 3. Për t’u regjistruar në programin e studimit të arkitekturës, përveç plotësimit të kërkesave të nenit 10, pika 1, kandidati duhet t’i nënshtrohet edhe konkursit të hyrjes dhe të renditet në listën e fituesve. Kriteret e hyrjes, programi i konkursit, organizimi i tij, vlerësimi i konkurentëve bëhet nën përgjegjësinë e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, përgjegjës për këtë diplomë. Rektorati monitoron procesin në të gjitha etapat e tij. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit shpall kriteret e hyrjes dhe programin e konkursit të paktën një vit para fillimit të pranimeve të radhës në institucion. Mënyra e organizimit të konkursit, përgjegjësitë, kriteret e vlerësimit jepen në rregulloren e fakultetit. 4. Kandidatët fitues, të shpallur sipas pikave 2 dhe 3 të nenit 10, fitojnë statusin e studentit dhe kanë të drejtë të ndjekin studimet në vitin akademik përkatës, nëse regjistrohen në sekretarinë mësimore të fakultetit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht. 5. Për t'u regjistruar, studenti paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga: dëftesa e maturës (origjinale), ose diplomë e një programi tjetër studimi, çertifikatë lindje me fotografi, dy fotografi, raport mjeksor si dhe faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit në institucionin e Arsimit të Lartë. 6. Studenti duhet të paguajë tarifën vjetore të shkollimit për vitin përkatës akademik para fillimit të sesionit të provimeve të dimrit. Në rast mospagese ai humbet të drejtën për të hyrë në provime. 7. Fakulteti i jep studentit numrin e tij të matrikullimit, i cili është unikal, brenda dy muajve nga koha e fitimit të statusit të studentit. Studenti e humbet statusin e tij me marrjen e diplomës, me largimin vullnetar të tij pa përfunduar studimet ose me përjashtimin e tij nga universiteti. Pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të dytë 1. Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë DNP në fushën përkatëse të studimit ose në fusha të tjera të përafërta. Në çdo program studimi të ciklit të dytë përcaktohet lista e programeve të studimit të ciklit të parë që mundësojnë pranimin në të si më poshtë: 2. Studentët e pranuar në programet e studimit të ciklit të dytë me jo më shumë se 30 kredite debite regjistrohen në vitin e parë të programit përkatës të studimit të ciklit të dytë me detyrimin e plotësimit të këtyre debiteve brenda vitit të parë, krahas detyrimeve të përcaktuar nga neni 24 i kësaj rregulloreje. Pranimi i studentëve në Programet e Masterit të Nivelit të Parë dhe të Dytë 5. Fakulteti i jep studentit numrin e tij të matrikullimit, i cili është unikal, brenda dy muajve nga koha e fitimit të statusit të studentit. Studenti e humbet statusin e tij me marrjen e diplomës MNP ose MND, me largimin vullnetar të tij pa përfunduar studimet ose me përjashtimin e tij nga shkolla.8. Fakulteti i jep studentit numrin e tij të matrikullimit, i cili është unikal, brenda dy muajve nga koha e fitimit të statusit të studentit. Studenti e humbet statusin e tij me marrjen e diplomës DND, me largimin vullnetar të tij pa përfunduar studimet ose me përjashtimin e tij nga shkolla. |
| Last Updated on Thursday, 29 September 2011 13:41 |


PUT Admissions

