Projekte
Foto UPT
Plotësoni:
Në linjë?
Kemi 20 vizitorë dhe 1 anëtar në linjë|
|
| Kreditet, frekuentimi |
|
|
|
| nga Administrator |
| E enjte, 29 Shtator 2011 13:51 |
|
Kreditet
1. Një krediti të formimit universitar i korrespondojnë 25 orë mësimore pune të studentit (1 orë mësimore llogaritet 60 minuta). Sasia mesatare e punës së kryer nga studenti gjatë një viti studimesh universitare me kohë të plotë është 1500 orë mësimore (60 kredite), që përfshijnë orë në auditor dhe orë punë të pavarur. 2. Orët e punës së pavarur të studentit, zënë jo më pak se gjysmën e fondit të përgjithshëm të 1500 orëve. Ngarkesa mesatare javore në auditor për leksione, ushtrime, seminare, laboratore është në intervalin 20-25 orë mësimore/javë. 3. Studenti fiton kreditet korresponduese për çdo veprimtari formuese si; lëndë, praktika, diplomë, etj., vetëm në rastin e një vlerësimi pozitiv në verifikimin përfundimtar të dijeve të fituara prej tij.
Pjesëmarrja e studentëve në mësim
1. Studenti duhet të ndjekë të gjitha format e mësimdhënies së disiplinave të përcaktuara në planin mësimor. Masa e detyrueshme e frekuentimit të tyre ndryshon në funksion të tipit të aktivitetit mësimor që realizohet, duke i klasifikuar pjesërisht të detyrueshme dhe plotësisht të detyrueshme. a. Për të dy ciklet e studimit frekuentimi i leksioneve nuk është i detyrueshëm, ndërsa frekuentimi i seminareve dhe ushtrimeve është i detyrueshëm në masën jo më pak se 75% të numrit të seancave të zhvilluara. b. Frekuentimi i punëve laboratorike, punëve praktike dhe praktikave mësimore është plotësisht i detyrueshëm në masën 100% për të dy ciklet e studimit. |
| Përditësimi E premte, 03 Shkurt 2012 14:42 |


Kreditet, frekuentimi

