Projekte

SEERA-EI - The South East

European Research Area

for elninfrastructures

http://www.seera-ei.eu/

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

EGI - European Grid Initiative

http://www.egi.eu/projects/egi-inspire/

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

High-Performance Computing Infrastructure for South East Europe’s Research Communities HP-SEE


http://www.hp-see.eu/

Në Linjë

Kemi 6 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Njoftim për vende të lira pune - FTI

Kategoria kryesore: Menu Lart
Krijuar: 10 Tetor 2011 Ndryshimi i fundit: 16 Prill 2014 Data pubblicazione Vizita: 1102

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Teknologjise se Informacionit shpall vendet vakant si me poshte:

Departamenti i Elektronikes dhe Telekomunikacionit shpall konkurs në 5 (pesë) vende pune për personel akademik.

Qëndra për Kërkim dhe Zhvillim në Teknologjitë e Informacionit propozon të shpallet konkursi për 4 (katër) vende pune për personel akademik.

Departamenti i Inxhinierisë Informatike propozon të shpallet konkursi për 5 (pesë) vende pune për pesonel akademik.

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.10.2011 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës dokumentat.

1.Departamenti i Elektronikes dhe Telekomunikacionit shpall konkurs në 5 (pesë) vende pune për personel akademik.

Kandidati për këto vene pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

Kandidatët me gradën shkencore “Doktor” – 2 vende pune.

1. Të kenë mbrojtur doktoratën në fushat e Teknologjisë së Informacionit.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8 (tetë).

3. Të kenë njohuri të mira në lëndën “Elektronikë Fuqie” etj.

4. Preferohet që kandidatët të jenë nën moshën 40- vjeç.

Kandidatët me Diplomë të Nivelit të Dytë ose “Master i Shkencave”, në sistemin e ri (3+2). 3- vende pune.

1. Të kenë diplomë të ciklit të dytë në Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 9 (nëntë).

3.Të kenë njohuri të mira të lëndëve: Bazat e Telekomunikacioneve, Teoria e Sinjaleve, Përpunim Numerik i Sinjaleve, Sistemet në Radiofrekuencë, Sistemet e Telekomunikacionit etj.

4. Të zotërojë një gjuhë të huaj të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh. Gjuha e huaj të jetë e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ose nga TOEFL.

5. Preferohet që kandidatët të jenë nën moshën 30- vjeç.

 

2. Qëndra për Kërkim dhe Zhvillim në Teknologjitë e Informacionit propozon të shpallet konkursi për 4 (katër) vende pune për personel akademik.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për këto vende janë:

1. Të kenë Diplomë të Nivelit të Dytë ose “Master i Shkencave”, në fushën e Teknologjive të Informacionit, të përfunduar me notë mesatare të ponderuar mbi 8.5.

2. Të ketë njohuri të specializuara në GIS/RS dhe në përpunimin e imazheve satelitore.

3. Preferohen kandidatët me njohuri programimi në C / JAVA.

4. Të zotërojë një gjuhë të huaj të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh. Gjuha e huaj të jetë e mbrojtur nga Fakulteti i Gjuhëve të huaja ose nga TOEFL.

5. Preferohet që kandidatët të jenë nën 45- vjeç.

 

3. Departamenti i Inxhinierisë Informatike propozon të shpallet konkursi për 5 (pesë) vende pune për pesonel akademik.

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për këto vende janë:

Kandidatët me gradën shkencore “Doktor”. 2 – vende pune.

1. Të kenë mbrojtur doktoraturën në fushën e Inxhinierisë së Kompjuterave.

2. Të kenë notë mesatare të ponderuar mbi 8-të.

3. Të ketë njohuri të mira në grup lëndët: Teknikat dhe Gjuhët e Programimit, Algoritmikë dhe Programim i Avancuar.

4. Preferohet që kandidatët të jenë nën moshën 40- vjeç.

 

Kandidatët me Diplomë të Nivelit të Dytë ose “Master i Shkencave”, në sistemin e ri (3+2). 3 – vende pune.

1. Të kenë Diplomë të Nivelit të Dytë ose “Master i Shkencave” në Inxhinieri Informatike.

2. Të ketë notë mesatare të ponderuar mbi 9 (nëntë).

3. Të zotërojë një gjuhë të huaj të Komunitetit Europian. Gjuha angleze përbën avantazh. Gjuha e huaj të jetë e mbrojtur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ose nga TOEFL.

4. Të kenë njohuri të mira në grup lëndët: Teknikat dhe Gjuhët e Programimit, Algoritmikë dhe Programim i Avancuar, Arkitekturë Kompjuteri dhe e Sistemeve të Përpunimit, Projektim i Sistemeve Shifrore.

5. Preferohet që kandidatët të jenë nën moshën 30- vjeç.

 

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 21.10.2011 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuar. (Aplikantet qe kane kryer studime jashte shtetit duhet te kene bere njohjen e diplomave nga MASH);
  4. Kopje e Diplomes Master i Nivelit te Dyte ose “DOKTOR” te noterizuar, ne rast se ka. (Aplikantet qe kane kryer studime jashte shtetit duhet te kene bere njohjen e diplomave nga MASH);
  5. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit;
  6. Kopje të librezës së punës të noterizuar;
  7. Certifikate kualifikimi dhe trainimesh te ndryshme (ne rast se ka);
  8. Deshmi e gjuhes e noterizuar;
  9. Raport mjekësor për aftësi në punë;
  10. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi.

 

R E K T O R I

 

Akademik Jorgaq KAÇANI

 

 

Kampusi Digital Frankofon

Kampusi Dixhital Frankofon i Tiranes ofron:
* Hapesire per te punuar (mund te konsultoni librat e botuar)
* Te abonoheni ne disa baza te dhenash lidhur me informacionin teknik dhe shkencor
* Te asistoni ne konferenca shkencore lokale ose nderkombetare me ane te sistemit te viziokonferences

* Te porosisni artikuj ose teza nepermjet faqes se INIST-it
* Te ndiqni nje master ne distance si dhe mund te merrni pjese ne trajnimet qe organizohen nga kjo qender.

Informacion