Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Energjitikes, shpall vendet vakant si më poshtë:


1. Departamenti i Energjitikes shpall konkurs per 2 (dy) vende pune për personel akademik.


Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

1. Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, profili Energjitike.

  • 2. Të ketë përfunduar studimet universitare me mesatare mbi 8.00.
  • 3. Të njohë mire gjuhën Angleze (e mbrojtur me dëshmi).
  • 4. Të kete aftesi te mira ne komunikim dhe aftesi ne mesimdhenie.


2. Departamenti i Energjitikes shpall konkurs per 1 (nje) vend pune për punonjes ndihmes mesimor-shkencor.


Kandidati për këtë vend pune duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • 1. Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  • 2. Preferohen kandidatet qe jane specializuar ne fushen e Motorreve me Djegie te Brendeshme.
  • 3. Të ketë njohuri te mira te programeve baze te kompjuterit.
  • 4. Të kete aftesi te mira ne komunikuese me koleget.
  • 5. Te kete aftesi per te drejtuar punet laboratorike ne menyre te pavarur.


Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 27.04.2012 pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Rektoratin e Universitetit Politeknik të Tiranës këto dokumenta:

  • 1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • 2. Curriculum Vitae;
  • 3. Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuar. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MASH);
  • 4. Kopje e Diplomës Master i Nivelit te Dyte ose “DOKTOR” të noterizuar, në rast se ka. (Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë berë njohjen e diplomave nga MASH);
  • 5. Fotokopje të pasaportës ose kartës së indentitetit;
  • 6. Kopje të librezës së punës të noterizuar;
  • 7. Certifikate kualifikimi dhe trainimesh te ndryshme (ne rast se ka);
  • 8. Deshmi e gjuhes e noterizuar;
  • 9. Raport mjekësor për aftësi në punë;
  • 10. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi.