|
BSUN - Forumi i Rrjetit të Universiteteve të Detit të Zi Në datën 17 Maj 2012, në sallën “Silvano Pedrollo” të UPT-së u zhvillua Forumi “Academic Cooperation for Peace & Welfare in the Mediterranean & Black Sea Region”. Forumi u organizua nga Rrjeti i Universiteteve të Detit të Zi (Black Sea University Network – BSUN), Rrjeti Mesdhetar i Shkollave Inxhinierike (Réseau Méditerraneen des Ecoles d’Ingénieurs – RMEI), Impakti Akademik i Kombeve të Bashkuara (United Nations Academic Impact – UNAI), Komuniteti i Universiteteve të Mesdheut (Community of Mediterranean Universities – CMU) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT). Në Forum morën pjesë Prof. Eden Mamut, Sekretar i përgjithshëm i BSUN, Prof. Dr. Leo Vincent, President i RMEI, Prof. Carlo Di Benedetta, Zv. President i CMU si dhe pjesëmarrës nga shumë vende si: Franca, Italia, Ukraina, Rumania, Maroku, Palestina, Serbia, Turqia, etj.
Fjalën përshëndetëse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mbajti zv.Ministrja, Znj. Nora Malaj. Në forum u trajtuan çështje të rëndësishme që ngrihen në kooperimin ndërmjet universiteteve të këtyre dy rajoneve të rëndesishme si dhe për rolin e studentëve në këtë bashkëpunim dhe në krijimin e ndërmarrjeve të të rinjve. Ndër temat që u paraqitën në këtë forum, përmendim: • Prof. Dr. Leo Vincent, RMEI President, “RMEI: networking for dialog and peace” • Dr. Mohammed Tawfik Hussein, Vice Dean of Engineering, Islamic University of Gaza, “Role of Centre for Architectural Heritage (IWAN) in preserving the Local Heritage in Gaza Strip” • Ulvi Altan, “Bridging” • Maurice Le Van Suu, “Med-Tracking: a system to promote transport” • Hervé Jacquemin, Chargé de missions Culture scientifique, technique et industrielle, Ecole nationale supérieure des mines de Saint-Etienne “Science culture in engineering schools: an openness to the world” • Prof. Dr. Branko Kovacevic, Rector, University of Belgrade • Prof. Dr. Sergiy Byelikov, Rector, Zaporizhzhya National Technical University • Prof. Fevzi Unal, Vice-Rector, Istanbul Technical University • Mrs. Kovalova Kateryna, Director of the Centre of International Relations and Activities, Vinnytsia National Agrarian University, “The role of Vinnytsia National Agrarian University in the current regional and global context” • Prof. Tairi De Martino, GAMe President, “GAMe or the involvement of students in networking for the Mediterranean” • Pauline Saussol, “The project "50JE", Junior enterprises”; Forumi u ndoq me interes nga të gjithë të pranishmit si dhe nga një numër i madh pedagogësh dhe studentësh të UPT. Më datën 18 Maj 2012 po në këtë sallë, zhvilloi punimet Kongresi i BSUN. Në këtë Kongres mori pjesë edhe Z. Maher Nasser, Drejtor i Departamentit të Informacionit Publik në Kombet e Bashkuara (Director, Outreach Division, United Nations Department of Public Information), i cili kishte ardhur posacërisht nga New York për të marrë pjesë në këtë Kongres. Në Kongres u paraqit raporti i punës së BSUN për periudhën e kaluar 2 vjecare, për periudhën nga Kongresi i mëparshëm në Pr ill 2010 në Moskë deri në Kongresin e Tiranës. Raporti paraqiti të gjitha aktivitetet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, nxori në pah sukseset e arritura në bashkëpunimin ndëruniversitar të universiteteve të këtij rrjeti si dhe ravijëzoi drejtimet e punës në të ardhmen. Raporti u aprovua nga të gjithë delegatët. Pastaj u kalua në procedurë e inaugurimit të presidentit të ri të BSUN. Sic dihet, BSUN drejtohet nga një treshe (trojka) presidentësh të BSUN: presidenti i kaluar, presidenti në detyrë dhe presidenti i ardhshëm. Në kongresin e kaluar në Moskë, president i ardhshëm i BSUN u zgjodh Rektori i UPT, Akademik Jorgaq Kaçani. Fillimi i mandatit të Presidentit Kaçani u zyrtarizua në Kongresin e Tiranës. Në këtë Kongres u aprovua edhe deklarata e Tiranës një dokument i rëndësishëm. Një kopje e kësaj deklarate e firmosur nga të gjithë presidentët, iu dorëzua edhe Z. Nasser. Me aprovim in e deklaratës së Tiranës, Kongresi i mbylli me sukses punimet. Pasdite, për delegatët e huaj u organizua një vizitë në qytetin muze të Krujës dhe në muzeumin “Gjergj Kastrioti – Skendërbeu” dhe Muzeu etnografik i rrethit të Krujës. Në mbrëmje, për të gjithë pjesëmarrësit e Kongresit u organizua një darkë ceremoniale. |