Konferenca “Universiteti Politeknik i Tiranës në 100 vjetorin e Pavarësisë”

Shtyp
Krijuar: 03 Dhjetor 2012 Data pubblicazione Vizita: 8921

Konferenca “Universiteti Politeknik i Tiranës në 100 vjetorin e Pavarësisë”

Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës organizoi në datën 22 Nëntor 2012, në sallën “Silvano Pedrollo”, Konferencen solemne: “Universiteti Politeknik i Tiranës në 100 vjetorin e Pavarësisë”. Konferenca u hap me dorëzimin e Urdhërit “Nderi i Kombit”, akorduar UPT-së nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani. Si përmbyllëse e të gjitha aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit, këtë konferencë e përshëndetën: Prof. Myqerem Tafaj – Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Akademik Jorgaq Kaçani – rektor i UPT-së, Akademik Bardhyl Golemi – profesor veteran i UPT-së, drejtues dhe profesorë të këtij institucioni, si edhe kryetari i Këshillit Studentor.

 Programi 

  1. Dorëzimi i Urdhërit “Nderi i Kombit”, akorduar UPT nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani
  2. Akad. Jorgaq Kaçani, “UPT në 100 vjetorin e Pavarësisë”
  3. Akad. Bardhyl Golemi, “Përshëndetje në emër të veteranëve të UPT”
  4. Prof. Andon Grazhdani, Prof. Përparim Hoxha, “FGJM në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar”
  5. Prof. Rajmonda Buhaljoti, Prof. Ymer Luga “Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, sfidat dhe përgjegjësitë sociale në kushtet e liberalizimit të Arsimit të Lartë”
  6. Prof. Andonaq Londo “Respekt për personalitetet e FIM në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe kontributi i tyre në hapësirën mbarëshqiptare”
  7. Prof. Rozeta Miho, Akad. Neki Frashëri “Edukimi dhe kërkimi në TIK në vitin jubilar 2012”
  8. Prof.As. Andrea Maliqari dhe Prof. Niko Pojani “Nga historiku dhe veprimtaria në vite e FIN”
  9. Prof. Tatjana Mulaj “Inxhinieri matematike – Inxhinieri fizike: dy diploma ndërdisiplinore të suksesshme që u ofrohen studentëve të FIMIF”
  10. Prof. As. Vangjel Mustaqi “Momente historike dhe arritje të IGJEUM në 100 vjetorin e Pavarësisë”
  11. Gani Mamushi, “Përshëndetje në emër të studentëve të UPT”
  12. Koktejl