Njoftim – Arkitekti japonez Kengo Kuma zhvillon leksion të hapur në Universitetin Politeknik të Tiranës

Shtyp
Krijuar: 07 Shtator 2023 Data pubblicazione Vizita: 258

Interesim i jashtëzakonshëm nga studentët, ish studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe stafi i Universitetit Politeknik të Tiranës në leksionin e hapur të Arkitekt Kengo Kuma.

Ditën e mërkurë, datë 6 shtator 2023, në Universitetin Politeknik të Tiranës, nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Ambasada e Japonisë në Tiranë, u organizua leksion i hapur nga Profesor Kengo Kuma.

Kengo Kuma është një arkitekt japonez dhe profesor në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Tokios. Ai ka themeluar Kengo Kuma & Associates në vitin 1990. Projektet e KKAA janë duke u zhvilluar aktualisht në më shumë se 30 vende. Kengo Kuma propozon arkitekturë që hap marrëdhënie të reja midis natyrës, teknologjisë dhe qenieve njerëzore.

Kengo Kuma në leksionin e tij solli në vëmendje projekte të ndryshme të arkitekturës dhe dizajnit të studios së tij – një prej studiove më të njohura japoneze, duke treguar disa koncepte dhe raste interesante studimore.

Në leksion morrën pjesë Rektori i UPT Prof. Andrea Maliqari, Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri SH.T.Z. Takada Mitsuyuki, si dhe të ftuar të tjerë.