Njoftim - Vlerësim, me Certifikate Mirënjohjeje i Ambasadorit të Japonisë në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, Z. Mitsuyuki Takada, nga Universiteti Politeknik i Tiranës

Shtyp
Krijuar: 18 Tetor 2023 Data pubblicazione Vizita: 268

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Andrea MALIQARI, më datë 16 tetor 2023, në emër të studentëve dhe profesorëve të Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët janë inkurajuar të bashkëpunojnë me universitetet japoneze në kuadrin e programeve të shkëmbimit dhe studimit me universitetet japoneze, vlerësoi me Certifikate Mirënjohjeje Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, Z. Mitsuyuki TAKADA me motivacionin:

“Me mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e Tij të vazhdueshme, nëpërmjet promovimit dhe realizimit të shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve të Universitetit Politeknik të Tiranës me universitetet japoneze.”

Certifikata e Mirënjohjes iu dorëzua Ambasadorit Takada në UPT, në prani të profesorëve të UPT - së dhe profesorëve të disa universiteteve japoneze, të cilët ndodhen këto ditë në Tiranë për bashkëpunimin shkencor në nivel universitar.