Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike

Shtyp
Krijuar: 23 Tetor 2009 Ndryshimi i fundit: 13 Shtator 2023 Vizita: 32811

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike

Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike: Dr. Stela Jorgji (Fortuzi)

EmailQuesto indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Detyrat dhe misioni i Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike:

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Juridike është njësi strukturore mbështetëse e UPT–së, në vartësi të drejtpërdrejtë të Rektorit, e cila ushtron veprimtarinë në funksion të të gjitha strukturave të institucionit.

Kjo drejtori ndjek problemet e veprimtarisë së Burimeve Njerëzore dhe Juridike të UPT–së, në përputhje me ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e UPT–së, aktet nënligjore në fuqi si dhe me kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e institucionit.

Kjo drejtori ka për mision:

1. Hartimin dhe ndjekjen e politikave të rekrutimit të personelit akademik, duke u kthyer në një institucion që “punëson të zgjedhurit” me maksimumin e cilësisë së tyre.

2. DMBNJJ bën përpjekjet për të rekrutuar personel akademik me arritje të spikatura në fushën e tij profesionale, në arenën ndërkombëtare, sidomos duke rritur kujdesin për studentët shqiptare që mbarojnë studimet jashtë vendit në IAL cilësore ndërkombëtare.

3. Hartimin dhe shqyrtimin e projekt akteve të brendshme rregullatore të institucionit.

4. Përfaqësimin e Universitetit Politeknik të Tiranës në konfliktet gjyqësore ku është palë.

5. Sigurimin e asistencës ligjore dhe juridike brenda kuadrit ligjor në fuqi, për të gjitha strukturat e UPT, me qëllim zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.

6. Hartimin e draft marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe kontratave në fushat e veprimtarisë së UPT- së.

7. Garantimin e përputhshmërisë ligjore të vendimeve dhe urdhërave të titullarëve/organeve kolegjiale, përpara miratimit të tyre.

8. Pranimin evidentimin dhe shpërndarjen e korrespondencën zyrtare që vjen në Rektorat si dhe kryerjen e veprimeve për nisjen e korrespondencës zyrtare në destinacionin përkatës.

9. Menaxhimin e mjediseve dhe bazës materiale e arkivore të UPT-se, që ndihmojnë në punën e përditshme të personelit.

10. Ruajtjen, mirëmbajtjen, sistemimin e fondit arkivor dokumentar të institucionit, për krijimin e sistemeve të arkivimit të dokumentacionit të institucionit në përputhje me legjislacionin përkatës për arkivat. 

Sektorët:

Përgjegjëse e Sektorit Juridik : Donika Qafa

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialiste: Enkilejda Halili

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Përgjegjëse e Sektorit të Protokollit dhe Arkivës: Luiza Hysi

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialiste: Eliana Hasamataj

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

*Për të aplikuar për vende pune të lira,drejtohuni tek ky link:Vende Pune*