Drejtoria e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve

Shtyp
Krijuar: 20 Maj 2011 Ndryshimi i fundit: 15 Prill 2022 Vizita: 28845

Drejtoria e Kerkimit Shkencor dhe Projekteve

Drejtor: Prof.Dr Aida Spahiu

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Sektorët:

Specialist:Erjola Sali

Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Pergjegjese sektori:Prof.Asoc.Alma Afezolli

Email:Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Specialist: Hyrjana Mocka

E-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Misioni i Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve

Misioni i Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve, është të mbështesë kërkimin shkencor në UPT, në përputhje të plotë me prioritetet strategjike dhe interesat e vendit, e cila gërshetohet me mësimdhënien me pikësynim rritjen e cilësisë së ofertës akademike. Drejtoria e kërkimit shkencor dhe projekteve e realizon misionin e saj me anë të pjesëmarrjes e drejtpërdrejtë në administrimin e sistemit të burimeve të kërkimit shkencor në nivel institucional dhe mbështetjes funksionale të tij. Drejtoria e kërkimit shkencor dhe projekteve në UPT siguron menaxhimin eficient të aktiviteteve kërkimore shkencore nëpërmjet nxitjes, bashkëpunimit, koordinimit dhe promovimit të formave të ndryshme të kërkimit shkencor e inovacionit në bashkëpunim të plotë me të gjitha njësitë kryesore dhe strukturat në UPT.

 

Aktivitetet kryesore të Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve

-Bashkëpunon me Rektoratin e UPT-së në hartimin e politikave afatmesme të kërkimit shkencor dhe të projekteve kërkimore shkencore;
-Harton politikat afatshkurtra (vjetore) të kërkimit shkencor dhe projekteve, duke bashkëpunuar me njësitë kryesore dhe drejtoritë e UPT-së;
-Nxit dhe orienton marrjen e gradës shkencore “Doktor” dhe të titujve akademike “Profesor i Asociuar” e “Profesor” për anëtaret e stafit akademik në UPT;
-Ndihmon dhe mbështet në përgatitjen e dokumentacionit të duhur të fitimit të gradës shkencore “Doktor” dhe të titujve akademike “Profesor i Asociuar” dhe Profesor”si     dhe verifikon, monitoron dhe kontrollon procedurën e përcjelljes së dokumentacionit të tyre pranë Rektorit, në cilësinë e Kryetarit të Senatit Akademik të UPT;
-Nxit ofrimin e shërbimeve për të tretët nëpërmjet veprimtarive kërkimore-shkencore, të zhvillimit dhe krijuese, të realizuar nga studentët dhe personeli akademik në UPT.
-Administron dhe përditëson bazën e të dhënave të kërkimit shkencor në UPT, si të dhëna të standartizuara, në të cilat përfshihen: lista e disertacioneve të doktoratave të   mbrojtura, lista e përditësuar e kërkimit shkencor të personelit akademik e kërkimor të fakulteteve dhe të Institutit të Kërkim-Zhvillimit, lista e përditësuar e projekteve të   financuara, në kuadrin e programeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkim – zhvillimit.
-Nxit dhe mbështet njësitë përbërëse të UPT-së në hartimin e projekteve kërkimore shkencore të institucionit si dhe projektet e përbashkëta me institucionet homologe të   vendit dhe të huaja;
-Pas verifikimit, monitorimit dhe kontrollit formal-administrativ të projekteve kërkimore, përgatit dokumentet shoqëruese të tyre për miratim pranë Rektorit, duke b   bashkëpunuar me njësitë kryesore të UPT;
-Koordinon dhe bashkërendon punën me institucionet e tjera në rastin e projekteve shkencore të përbashkëta, në kuadrin e programeve kombëtare dhe ndërkombëtare;
-Drejton dhe mbështet botimet e ndryshme shkencore në institucion, pasi kryen relatimin e kujdesshëm të tyre.
-Organizon botimin periodik të revistës shkencore të UPT-së, “Buletini i Shkencave Teknike”;
-Promovon botimet shkencore më cilësore të kryera brenda dhe jashtë vendit, të realizuara nga stafet akademike-shkencore të UPT-së, etj.
-Në bashkëpunim me Rektoratin harton raportin vjetor të veprimtarisë kërkimore-shkencore të kryer nga njësitë kryesore në UPT.